Real Madridi shumë shpejt pritet të blej yllin e Juves

Sulmuesi i Juventusit, Fernando Llorente është përforcimi i radhës i kërkuar nga trajneri i ri i Real Madridit, Rafael Benitez.
Real Madrid dëshiron transferimin e sulmuesit të Juventusit, Fernando Llorente.

Sipas mediave spanjolle, Llorente është përforcimi i radhës i kërkuar nga trajneri i ri i Los Blancos, Rafael Benitez.

Dhe, për shërbimet e tij, Reali është i gatshëm të paguajë mes 12 deri në 15 milionë euro.

Kurse, Llorente në Santiago Bernabeu do të përfitojë pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT