Nënkryetari i Skenderajt, Nuredin Lushtaku, ka thënë se deklarimet e Bekim Jasharit për Sami Lushtakun janë të vërteta.

Nuredini ka thënë se është e vërtetë që Sami Lushtaku ka blerë tokë gjatë luftës me para të popullit.

Ai ka thënë se ajo tokë është blerë nga Musë Lushtaku, ndërsa ka thënë se paratë për atë tokë nuk kanë qenë të Samisë e as të familjes, pasi që kanë qenë diku rreth 50 mijë marka.

Pas përmendjes së emrit të tij ka reaguar Musa Lushtaku, i cili përmes një shkrimi në Facebook thotë se tokën që ka shitur nuk është në Skenderaj, por në zonën kadastrale të Prekazit në dhjetor të vitit 1996, dy vite para luftës.

“Atë tokë ja kam shitur (marrëveshjen e kam bërë) Rasim Lushtakut, vëllait të Samiut, i cili kishte ardhur në pushim nga Gjermania. Parat i kam marrë sipas marrëveshjes pas 6 muajsh saktësisht në qershor të vitit 1997!”, ka shkruar Musa Lushtaku.