Këngëtarja shqiptare, Besa Kokëdhima ka qenë kundër ardhjes së artistit serb në Shqipëri.

Me postimet në rrjetet sociale ajo kishte bërë thirrje të bojkotohet ardhja e tij, shkruan Indeksonline.

Sonte, pasi zjarri kaplojë tunelin e Kalimashit, trupat e Fsk-së janë nisur për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë në ketë fatkeqësi.

Besa menjëherë ndau një postim duke u shprehur falendëruese për këtë akt.

‘Forcat e Sigurisë së Kosovës janë nisur për Shqipëri për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve masive të dala jashtë kontrolli.
Faleminderit motra dhe vëllezër Dardan, ju DUAM!
Gjaku jot të do dhe kur ti gabon!
Faleminderit e…na falni!
🇦🇱🇽🇰🥇’ shkroi ajo krahas imazhit./Indeksonline/