Reagon DKA: Drejtorët e shkollave kanë shkuar në Durrës me vetëfinancim

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Drenasit, reagon ndaj publikimit të fundit nga asamblaisti i PDK-së, Xhavit Drenori i cili ka reaguar ndaj shëtitjes tre ditore të drejtorëve të shkollave të kësaj Komune, ku thotë se ky organizim është bërë me buxhet të Komunës.

Organizimi i vizitës në Shqipëri, përkatësisht në Durrës, është bërë nga disa drejtorë të shkollave me vetëfinancim të secilit, por assesi me buxhetin e Komunës, vizita është e lirë, dhe nuk është për ndonjë trajnim apo ndonjë vizite zyrtare, por vetëm për shkak që është festa e 1 Majit ( ditës ndërkombëtare të punës ) dhe disa drejtor shkollash kanë bërë vetorganizim të dëshirueshëm ( sipas mundësive dhe kohës ).

Drejtoria Komunale e Arsimit ndjen për obligim të njoftoj të gjithë qytetarët e Komunës sonë, mësimdhënësit, nxënësit dhe gjithë prindërit, se kjo vizitë në Shqipëri nuk është bërë me buxhetin e Komunë e as të shkollave

- Advertisement -

MË TË FUNDIT