Andin Hoti, djali i Ukshin Hotit, ka reaguar pas raportimeve se ai u la jashtë listës së PDK-së për deputetë.

Ai ka thënë se ka qenë kërkesë e tij që mos të jetë në listë, duke ironizuar me mediat për titujt si “M’paskan lënë jashtë n’këtë ftoftë”, transmeton Ballkani.info.

Postimi i plotë:

“M’paskan lënë jashtë” n’këtë ftoftë!

Ju përgëzoj për ‘kreativitetin’ e titujve të mediave.

Të dashur miq,

Shumë të respektuar bashkëkombas,

Duke qenë gjithmonë mirënjohës ndaj jush, për përkrahjen e vazhdueshme dhe të përzemërt, ju njoftoj që unë nuk jam ‘lënë’ jashtë listes së kandidatëve për deputet, përkundrazi, ka qenë kërkesë e imja që mos të përfshihem në garen për Deputet të kësaj legjislature, dhe i falenderoj z. Qazim Qeska dhe Degën e PDK-së në Rahovec për ofrimin e mbështetjës për kandidat, Liderin e PDK-së z. Kadri Veseli, Kryetarin aktual z. Enver Hoxhaj, Kryesinë dhe të gjithë anëtarët e PDK-së që e kan ofruar mbështetjen e tyre që të jem pjesë e kësaj liste.

Për arsye personale e familjare nuk kam mundur të jem kandidat i kësaj legjislature.

Natyrshëm që do t’jem në shërbim të atdheut dhe popullit tim, për aq sa marrë frym, në çdo formë që mundem.

Juaji,

Andin Hoti