Reagon asambleisti i Drenasit për raportimet që u bënë në rastin e Llapushnikut

Zjarri i përfshirë në një objekt në Llapushnik të Drenasit, dhe që rastisi të jetë pronë e një banori të besimi katolik, bëri bujë të madhe. Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk pat të lënduar, si dhe i gjithë dëmi u shkaktua nga faktori rrymë.

Meqenëse u raportua se shkaqet kanë mund të jenë nga më të ndryshme, asambleisti i pavarur në Kuvendin Komunal të Drenasit, Vehbi Berisha, bëri një reagim mbi këto raportime. Më poshtë mund të lexoni reagimin e asambleistit Berisha:

Të nderuar miq, rasti i fundit në Llapushnik i përfshirjes së një objekti nga zjarri, e që pronari i këtij objekti dhe bashkëvendasi ynë, ka rastis të jetë i besimit katolik, me të vërtetë beri bujë të madhe në media si pasoj e keqinterpretimit dhe devijimit total të lajmit në fjalë. Defenitivisht ky rast e ka qit në pah “maskarallakun” e disa medieve (me përjashtime), të cilat vazhdimisht shpifin dhe sajojnë lajme nga më të këqijat vetëm sa për tu shitur si lajmë. Po e përmbylli këtë status timin me shpresë Komisioni i Pavarur për Media ndoshta për herë të parë do ti arsyetojnë rrogat e tyre, duke i ndëshkuar me gjoba sipas ligjeve në fuqi, të gjitha këto media të cilat shpifin dhe linçojnë në mënyrë të vazhdueshme, e që adresat e tyre janë plotësisht të njohura edhe pse të gjitha këto “viktimën” e kanë të përbashkët./ VGB

- Advertisement -

MË TË FUNDIT