Reagojnë nga OVL UÇK – tregojnë a do të mbahet protesta më 9 korrik

Pas kërkesës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, për anulimin e protestës së thirrur me 9 korrik, ka reaguar kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, shkruan Gazeta Blic.

Ai ka thënë se për anulimin e kësaj proteste do të vendos kryesia e OVL UÇK-së, duke shtuar se vendimi do të jetë konform faktit që mos ta rrezikojnë asnjë jetë, si pasojë e pandemisë COVID-19.

Reagimi i plotë nga Hysni Gucati:

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës vepron në bazë të vendimeve që i merr Këshilli Drejtues dhe kryesia e saj, lidhur me protestën e paralajmëruar me 9 korrik në Prishtinë në ora 12:00, ne do të veprojmë siç është me së miri dhe me së drejti duke i dalur në mbrojtje gjithmonë ish-ushtarëve të UÇK-së, nuk do të rrezikojmë jetën e asnjë qytetari, shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha, OVL e UÇK-së i ka strukturat e saj që vendosin se si të veprojë!

- Advertisement -

MË TË FUNDIT