Reagojnë gazetarët e WP dhe të BBC për situatë në veri: ‘Rusia me anë të Serbisë po kërcënon’, dhe ja ku jemi

Pas situatës së krijuar në veri të Kosovës, ku struktura kriminale serbe janë organizuar duke bllokuar rrugë e lëvizjen e qytetarëve, e për këtë ka reaguar edhe gazetari i ‘Washington Post’, Ishaan Tharoor, ka thënë se e ka intervistuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kishte thënë se “Rusia përmes Serbisë e kërcënon Kosovën”, dhe ja ku jemi, transmeton Gazeta Metro.

Ai ka thënë se në intervistën e bërë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ajo kishte paralajmëruar se për kërcënimin e Rusisë, nëpërmjet Serbisë, duke provokuar konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor.

“Unë e intervistova presidenten e Kosovës disa ditë më parë dhe ajo paralajmëroi për kërcënimin e Rusisë, nëpërmjet Serbisë, duke provokuar konflikte të reja në Ballkanin Perëndimor. Dhe ja ku jemi…”, ka shkruar ai në Twitter.

Ky gazetar kishte shpërndarë postimin e gazetarit të BBC, i cili shkroi për paralajmërime nga Beogradi për nisjen e “një operacioni ushtarak sonte”.

“Presidenti serb Vucic pretendoi se Kosova do të nisë një operacion ushtarak sonte dhe një anëtar i partisë së tij po flet se Serbia duhet të “denazifikojë” Ballkanin. Shenja shumë shqetësuese”, ka shkruar gazetari i BBC, Scarr.

Duhet theksuar se gjatë ditë së sotme Vucic kishte thënë situata me Republikën e Kosovës, nuk ka qenë asnjëherë më e ndërlikuar sesa që është sot.

Ndërsa deputeti nga partia e Vucic, Vladimir Djukanovic, me një gjuhë nxitëse ka thënë sot se Serbia do të detyrohet të nisë ‘dezanifikimin’ e Ballkanit, një gjuhë e tillë e përdorur edhe nga liderët rus ndaj Ukrainës.

“Tash po më duket që Serbia do të detyrohet të nisë dezanifikimin e Ballkanit. Do të kisha dëshirë të jem gabim.”, ka shkruar deputeti serb, Vladimir Djukanovic./gazetametro.net

- Advertisement -

MË TË FUNDIT