Reagimi i Mustafit pas golit të parë në Euro 2016

Ishte minuta e 19-të kur Shkodran Mustafi, bëri një shkëputje fantastike brenda zonës së rreptësisë dhe tundi rrjetën e kombëtares së Ukrainës.

Reprezentuesi i Gjermanisë që është me origjinë shqiptare është i pari nga shumë shqiptarët që luajnë në këtë kampionat që shënon gol, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq pas përfundimit të ndeshjes Mustafi, përmes një statusi të tij në rrjetin social Facebook, e komentoi suksesin e tij të shënuar duke e konsideruar madje tejet të rëndësishëm.

‘’Goli im i parë për Gjermaninë dhe si i tillë mjaft i rëndësishëm! Tre pikë qysh në fillim të Euro 2016!’’, ishte statusi i plotë i Shkodran Mustafit në profilin e tij në rrjetin social Facebook, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT