Milani mbrëmë fitoi në frymën e fundit përballë Lazios me rezultat 3-2.

Theo Hernandez ishte heroi i Rossonerëve pasi realizoi golin e fitores në minutat shtesë të ndeshjes.

Ky gol e ka emocionuar jashtëzakonisht shumë Tiziano Crudelin, komentatorin e njohur italian, që njihet si fans i Milanit.

Theo, Theo, Theo, Theo im! Teo im! Faleminderit Real Madrid!”, dëgjohet Crudeli duke bërtitur në studio pas golit të yllit të Milanit.

Ndryshe, Milani vazhdon të jetë lider në Serie A dhe i vetmi klub që nuk ka pësuar humbje akoma.