Reagimi i Alvaro Moratas pasi u la jashtë Kupës së Botës

Alvaro Morata ka reaguar në rrjete sociale pasi u la jashtë ekipit të Spanjës për Kupën e Botës.

Spanja publikoi listën për Kampionatin Botëror sot, ku trajneri Lopetegui la jashtë yjet si Morata, Fabregas, Pedro, Marcos Alonso, Ander Herrera e Hector Bellerin.

Pas këtij injorimi, ka reaguar edhe sulmuesi i Chelseat.

Morata tha se do ta mbështesë dhe inkurajojë skuadrën deri në fund.

“Shumë fat në Kupën e Botës! Do të keni mbështetjen dhe përkrahjen time nga tani deri në fund, si gjithmonë”, ka shkruar Morata në Twitter. /Insporti.com

- Advertisement -

MË TË FUNDIT