Ish-lojtari i Realit, Raul Gonzalez, ka folur rreth transferimit të mundshëm të Xavit në Katar.
Sipas legjendes madrilene, Xavi duhet të mësohet të luaj pa tifozë, ngase në Katar përcjellet shumë pak futbolli.
“Unë u mësova të luaja në stadiume gjysmë të mbushura në Al Sadd. Sidoqoftë, në Katar nuk ka asnjë njeri në stadium.”
“Dhe, atmosfera në New York më bën të ndihem sikurse unë jam rikthyer që të luajë në Santiago Bernabeu”, ka thënë Raul.
Xavi ka kontratë me Barcelonën deri në fund të këtij viti, dhe po shikon mundësinë drejt largimit nga “Camp Nou”.
- Advertisement -