Rastit “Kumanova” i shtohen edhe 8 të akuzuar

Gjykata Themelore Shkupi ka vendosur që lënda për mbështetësit e grupit të Kumanovës të bashkohet me lëndën tjetër për të cilën 29 persona tashmë akuzohen për veprën terrorizëm. Për veprën e mbështetjes logjistike akuzohen tetë persona, raporton Alsat-M.

Avokatët vlerësojnë se Gjykata nuk ka prova se këta presona kanë kryer veprën penale terrorizëm.

Artene Ademi thotë se në bazë të një gjykimi të drejtë, pala mbrojtëse do të dëshmojë se 8 personat e akuzuar deri tani për logjistikë, janë të pafajshëm.

“Mendoj se nuk ekziston lidhja kauzale ne mes këtyre dy grupeve , dhe ne si mbrojtje me provat dhe dëshmitë që posedojmë duke shpresuar në një gjykim të drejtë dhe të paanshëm do të dëshmojmë pafajësinë e grupit të dytë. Ndërsa në grupin e parë luftojmë në kualifikimin e veprave penale, nuk kemi të bëjmë me terrorizëm dhe organizatë terroriste”, deklaroi Ademi.

“Nuk ka të bëjë ky grup edhe nuk mund të përfshihet në asnjë element në veprën terrorizëm siç janë të akuzuar nga prokuroria për krim të organizuar dhe në bazë të asaj kjo është një barrë edhe për vetë procesin, ku siç e dini ne edhe në fillim kemi kërkuar kushte për zhvillimin e kësaj seance”, tha avokati Mefail Arsllani.

Në seancën e fundit të gjithë të akuzuarit për logjistikë kishin mohuar akuzën. Pala mbrojtëse thotë se dëshmia e vetme e prokurorisë janë bisedat telefonike.

Seanca e radhës për lagjen e trimave mbahet nesër, ndërsa në bankën e të akuzuarve për veprën terrorizëm tashmë do të ulen 37 persona

- Advertisement -

MË TË FUNDIT