“Rasti Panda”: Markovic thotë se këtë krim e bëri “Legija”, deshi ta prezanton UÇK’në si terroriste

Ish eprori i Sigurimit Shtetëror (Drzavna Bezbednost) të Serbisë kishte ofruar dëshmi se rastin e vrasjes së 6 të rinjve në kafenenë ‘Panda’ në Pejë në vitin 1998 e kishte urdhëruar DB serbe, me urdhër të Radomir Markovic dhe e kishte kryer Njësiti i Operacioneve Speciale (JSO), të ashtuquajturat Beretat e Kuqe famëkeqe të komanduara nga krimineli Miroslav Ulemek ‘Legija’. Këta të dy e akuzonin njëri tjetrin për vrasjen e të rinjve në Pejë e krimi i rëndë mbetet ende i pazgjidhur, transmeton Gazeta Metro.

Rasti ‘Panda’ që ende mbetet i pazgjidhur dhe shtyhet drejt harresës nga autoritetet serbe të drejtësisë gjatë është dyshuar dhe ka dëshmi se ishte inskenuar nga DB dhe JSO, organizime këto kriminale në kohën e Milosevic që kishin kryer krime lufte në luftërat e shpërbërjes së ish Jugosllavisë.

‘Legija’ që vuan dënimin me burg në Serbi për organizmin e vrasjes së kryeministrit serb Zoran Djindjic, ishte i përfshirë drejtpërdrejt i përfshirë në këtë krim në Pejë sipas dëshmisë së ish agjentit të vet DB’së.

Ky burim i kishte thënë se qeveria e Serbisë se individë të caktuar brenda sigurimit serb, saktësisht ish eprori i DB, Radomir Markovic, i cili ka pretenduar se ishte ‘Legija’ që e kishte organizuar, ndërsa vet ‘Legija’ ka thënë se është i gatshëm të dëshmoj se ishte Markovic që e kishte bërë.

Markovic, raportohet se ka dëshmi se grupi që kreu aksionin, i cili u shfrytëzua për të fajësuar shqiptarët dhe u përdor si shkas për veprimin e forcave serbe në Kosovë.Ulemek komandanti serb i Beretave të Kuqe ka fajësuar drejtpërdrejt Markovic si urdhërues i aksionit, e ndërsa këta të dy fajësojnë njëri tjetrin tani një gjë është e qartë se krimin e ka kryer shteti serb sipas burimit të gazetës serbe Kurir.

Ky krim, vrasja e 6 të rinjve serbë, ishte përdorë si pretekst për kryerjen e aksioneve në Kosovë, burimi i gazetës serbe shton se Serbisë i duhet të shpëlahet nga krimet e bëra dhe hijet e sakrificës së bijve tanë dhe drejtësia të vendoset sa do e dhimbshëm.

Presidenti serb tani Vucic në vitin 2014’të, zëvendës kryeministër kishte tërhequr akuzat e pabaza e qesharake se gjoja krimi ishte kryer nga njësiti special britanik SAS me urdhër të agjencisë sekrete britanike MI6.

Sot Vucic si president serb vazhdon të mohoj masakrat e kryera në Kosovë nga njësitet serbe në luftën e Kosovës dhe ankohet për gjoja keqtrajtim të serbëve që guxojnë të flasin të vërtetën./gazetametro.net

- Advertisement -

MË TË FUNDIT