Rastet e reja me koronavirus janë nga këto vende të Drenasit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 454 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 250 raste pozitive.

Komuna e Drenasit ka rezultuar me 10 raste të reja.

Të prekurit me COVID-19 janë nga këto vende: Komoran 3 raste të reja, Tërstenik 2, Drenas 1, Arllat 1, Llapushnik 1, Çikatovë e Re 1 dhe Polluzhë 1. /Drenica Press/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT