Sot janë regjistruar edhe 237 raste të reja me Covid 19 raporton Drenica Press.
Në njoftimin e IKShPK-së thuhet: ‘’Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 555 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 237 raste pozitive.’’
Raste të reja ka edhe në Skenderaj dhe Drenas. Sipas njoftimit të IKShPk-së, 6 raste janë në Skenderaj dhe 5 raste në Drenas./Drenicapress
- Advertisement -