Rast tragjik në Stanofc, humb jetën një fëmijë trevjeçar

    Një fëmijë 3 vjeçar (E.M.) është gjetur pa shenja jete, në fshatin Stanovc i ulët të Vushtrrisë.

    Nga hetimet e para te filluara nga hetuesit me autorizim dhe prezencë të prokurorit nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se në kohën e incidentit viktima ndodhej brenda në veturën e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë, ku ishte kapluar nga zjarri dhe si pasojë viktima kishte mbetur brenda pa shenja jete”, ka thënë Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

    Ai ka bërë të ditur se nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes hetuesit policor dyshimet e para i kanë ngritur mbi provat materiale fillestare, ku dyshohet se një nga shkaktaret e zjarrit ne veturë të ketë qenë një shkrepës të cilën ta ketë ndezë viktima.

    “Trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve, ndërsa vetura e djegur është dërguar për ekspertizë të mëtejme nga ekspertët e zjarrit. Sipas rrethanave të ngjarjes rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë”, tha Zahiti.