Policia e Kosovës ka marrë një ankesë nga një qytetar i Kamenicës, se një person i panjohur është duke e shantazhuar atë përmes telefonit me SMS. I dyshuari i ka kërkuar viktimës një shumë parash në të kundërtën do t’i publikon në rrjete sociale disa video të jetës së tij private, shkruan Gazeta Metro.

Dje rreth orës 18:00, ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në Polici se përmes telefonit me SMS është shantazhuar nga një i dyshuar i panjohur duke i kërkuar një shume parash në te kundërtën do ti publikon ne rrjete sociale disa video te jetës se tij private.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Rasti mbetet nën hetime.