Rashani, fshati në Mitrovicë që e ka dert prejardhjen e mbiemrave

“Mbiemri  Kërleshi, sipas gojëdhënave na ka mbetur nga koha e turkut, ku një prej të parëve tanë ka qenë ushtar dhe nuk i ka zbatuar urdhrat e eprorit, dikush i ka thënë se ja si është kërleshur dhe nga këto na ka mbetur ky mbiemër”, thotë Kërleshi.

“Çela na ka mbetur nga një vend në male i cili ka qenë i papyllëzuar duke e quajtur çel, por ka edhe asi gojëdhënash që thonë se është nga serbishtja, ‘çello’, i pari. Në anën tjetër Bllata, është mbiemër i një familje e cila këtë e ka marr në bazë të arës në të cilën edhe sot ekziston një vend i lagësht baltë-bllata.

Shartarët, njihen si punëtorë të mëdhenj të tokës dhe kultivues të pemëve. Këta janë marrë me shartimin e pemëve të egra në të buta dhe prej këësaj u ka mbetur mbiemri Shartari”, thotë Kërleshi.

Më pas ai vazhdon: “Logu i druve, është kodër e papyllëzuar, por aty banorët nga mali me krah kanë sjell dru dhe nga aty, ata kanë shfrytëzuar një lloj transporti. Për këtë shkak, ka mbetur emërtimi Logu i druve, ose Ara e trollit, ku të parët i kanë pasur shtëpitë aty.

Gjyteti gjendet në pjesën jugperëndimorë të fshatit i cili është në formë të një kalaje, është i vendosur diku mbi 800 m lartësi mbidetare. Nuk kam ide se cilës kohë i takon sepse kurrë deri më tani nuk është studiuar, por sipas gojëdhënave flitet për atë si i takon kohës ilire”.

Ka gojëdhëna se ky ka qenë një kështjellë-mburojë për rrugën e Trepçës e cila kalon atypari për në Vicianum, Vushtrri e sotme.

Gojëdhënat flasin se aty diku gjendet një vek për punimin e pëlhurës, i arit, dy presek (hambarë) me mel (drithë që ka zëvendësuar grurin), si dhe një rezervuar i ujit, ku banorët lokalë aty, shpesh kanë takuar njerëz duke kërkuar ari si dhe lira në birat e Kishës.

Falë Gjytetit në Rashan, ka gjurmë të përdorimit të infrastrukturës në kohërat e lashta, siç ishte rasti me gypin e kanalizimit që janë gjetur gjatë rregullimit të rrugës në të kaluarën, por ata gypa humbën nga regjimi i atëhershëm dhe nuk u studiuan, sqaron Fadil Çela.

Flitet se 77 nuse të reja janë takuar tek kroi, në vendin e quajtur tek xhamia e Mazhiqit. Kjo është bërë e ditur duke pyetur njëra – tjetrën se kur ke ardhur nuse, e të gjitha kishin ardhur një ditë më parë thonë banorët e Rashanit. Sipas tyre kjo dëshmon se këtu ka pasur qytetërim dhe Rashani ka qenë si pikë strategjike e rrugës Trepçë-Vushtrri.

Rashani si fshat ka territor të gjerë: në lindje kufizohet me fshatin Shilovicë, në veri-lindje me fshatratTërrstenë dhe Mazhiq, në perëndim me Kutllovcin, në jugperëndim me Cërrnushen, në jug me Smrekovnicën si dhe juglindje me fshatin  Sumë.

Karakteristikë tjetër e këtij fshati është se në kohërat e vjetra banorët kanë vuajtur nga një sëmundje e quajtur ‘frëng’ (enjtja e nyjave të gishtërinjve, të gjurit  v.j), e cila më nuk është aktive./tesheshi.com/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT