Raportohet se është arrestuar një grua pjesë e sulmit në Turqi

Agjensitë ndërkombëtare të informacionit raportojnë se sipas burimeve nga policia turke, një grua është arrestuar e dyshuar në lidhje me atentatorët e sulmit terrorist në aeroportin e Stambollit.

Sipas burimeve mendohet se komanda terroriste ishte e përbërë nga 7 persona, 3 prej tyre janë hedhur në erë, 3 të tjerë janë në kërkim e 1 femër është arrestuar nga Policia turke.

Ky informacion nuk ka ende konfirmimin zyrtar të autoriteteve turke, të cilat për momentin konfrmojnë se shumë elementë të çojnë drejt autorësisë së ISIS në sulmin terrorist në aeroport duke përjastuar kështu pistën e lëvizjes kurde.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT