RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE
KANOSJE
Fshati Gërdovc, Podujevë 02.04.2015 – 13:50. Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare, pasi që e njëjta ka shkuar për ta vizituar një të burgosur dhe gjatë qëndrimit ka kanosur personelin e burgut. Me urdhër të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje.
Prishtinë 02.04.2015 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti për shkaqe të panjohura ka kanosur viktimën femër K-Shqiptare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
MONEDHË E FALSIFIKUAR
Prishtinë 09.03.2015 – 16:15. Ankuesja femër K-Shqiptare punëtore në një bankë ka raportuar se ka pranuar një kartëmonedhë prej 50 euro nga një i dyshuar mashkull K-Shqiptar që dyshohet të jetë i falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËVE
Fushë Kosovë 02.04.2015 – 21:10. Njësiti policor gjatë kontrollimit të të dyshuarit mashkull K/Shqiptar e ka gjetur dhe e konfiskuar një revole të tipit “Pietro Beretta” me katër fishekë të kalibrit 7.65 mm. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
GJETJE E MJETIT TË DYSHIMTË SHPËRTHYES
Fshati Ballaban, Prishtinë 02.04.2015 – 14:30. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në mal afër një lisi ka vërejtur një mjet të dyshimtë të pashpërthyer ku dyshohet të jetë predhë mortajë. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.
RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Gjilan 02.04.2015 – 00:50. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit në çantat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar: një thikë, një pajser, dy palë dorëza, një sprej, tri shishe të mbushura me derivate dhe dy maska. Të njëjtit dyshohet se kanë kryer vepra penale dhe me vendim të prokurorit të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje .
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Gjilan 30.03.2015 – 17:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht duke e goditur me një kaçavidë viktimën mashkull K-Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjilanit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Raport shtesë:
VRASJE NË TENTATIVË
Gjilan 30.03.2015 – 09:45 . Në lidhje me rastin raportohet se me 02.04.2015 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i moshës së mitur dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
Raport shtesë:
VRASJE NË TENTATIVË
Sheshi Njazi Azemi, Viti 19.12.2014 – 19:20. Lidhur me rastin në fjalë, më 02.04.2015 njësiti policor ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Budrigë, Viti 02.04.2015 – 16:15. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore, dega në Viti, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
Kllokot. Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore, dega në Viti, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej 15 ditëve.
Aeroporti i Prishtinës 02.04.2015- 17:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.
RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Fshati Lloshkobare, Ferizaj 02.04.2015 – 02:24. Raportohet se pesë të dyshuar pas një mosmarrëveshje në një lokal janë përleshur në mes vete me ç’rast njëri prej tyre ka pësuar lëndime trupore. I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
POSEDIM I NARKOTIKËVE
Rr. “Uran Tinova”, Ferizaj 02.04.2015 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar dy qese (1.5 gr) substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET KRIMINALE
ZJARRVËNIE
Rr. “Beteja e Llapushnikut”, Prizren 02.04.2015 – 04:15. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se persona të panjohur nën veturën e tij kishin vendosur një shishe mollotovi nga e cila ka filluar të ndezët goma e veturës. Njësiti zjarrfikësve kanë dalë në vendngjarje ku kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Njësit policore janë duke hetuar rastin.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. “Ali Hadri”, Prizren 02.04.2015 – 07:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse është gjetur dhe konfiskuar një armë automatike AK-47 me një karikator dhe 12 fishekë të cal. 7.62 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fshati Mojsi Golemi, Prizren 02.04.2015 – 07:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.
Gjinoc, Suharekë 02.04.2015 – 09:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Suharekë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas pagesës së gjobës së përcaktuar nga gjykata lirohet.
Rr. “Beteja e Kabashit”, Prizren 02.04.2015 – 12:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas pagesës së gjobës së përcaktuar nga gjykata lirohet.
Rr. “Zekrija Rexha”, Prizren 02.04.2015 – 13:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas pagesës së gjobës së përcaktuar nga gjykata lirohet.
RAJONI I PEJËS
INCIDENTET KRIMINALE
PENGIM I PERSONIT ZYRTAR
Istog 02.04.2015 – 07:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë refuzuar kontrollimin e veturës dhe kanë penguar zyrtarët policorë, ku gjatë arrestimit njëri prej zyrtarëve policorë ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS
Fshati Zllopek, Pejë 02.04.2015 – 21:30. Njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit i është gjetur dhe konfiskuar një sprej i tipit “Pfeffe-Anti Dog”. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. “Lekë Dukagjini”, Pejë 02.04.2015 – 08:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
RAJONI I GJAKOVËS
INCIDENTET KRIMINALE
DHUNË FAMILJARE
Rr. “Ibrahim Fehmiu”, Gjakovë 02.04.2015 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti për shkaqe të panjohura ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër K-Shqiptare, me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. “Iliria”, Malishevë 02.04.2015 – 14:00. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë për shkak të disa mosmarrëveshjeve janë rrahur në mes vete, me ç’rast njëri i dyshuar pëson lëndime trupore dhe i njëjti dërgohet në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin i dyshuari tjetër është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.
Raport shtesë:
VJEDHJE E RËNDË
Fshati Shkozë, Malishevë 12.03.2015 – 07:40. Në lidhje me rastin raportohet se me 02.04.2015 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fshati Kramovik, Rahovec 02.04.2015 – 08:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas pagesës së gjobës së përcaktuar nga gjykata lirohet.
RAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për të raportuar
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fshati Zhabar, Mitrovicë 02.04.2015 – 17:55. Vozitësi mashkull K/Shqiptar me veturë civile nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar i moshës së mitur. Këmbësori është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.
RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM-ZJARRVËNIE
Rr. “Kral Petri”, Mitrovicë 02.04.2015 – 02:28. Raportohet se të dyshuar të panjohur i kanë vënë zjarrin veturës të llojit “Ford Mondeo” pronë e viktimës mashkull K-Serb. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të lënduar nuk ka.
Nemanjina, Mitrovicë 02.04.2015 – 02:39. Raportohet se të dyshuar të panjohur, i kanë vënë zjarrin veturës të llojit “BMV” pronë e viktimës mashkull K-Serb. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale të lënduar nuk ka.
POLICIA KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
KONTRABANDIM ME MALLRA
Fshati Bërnjak, Mitrovicë 02.04.2015 – 21:55. Njësiti policor ka hasur në një veturë kombi e cila ishte e ndalur në afërsi të liqenit të ngarkuar me mallra ushqimore në vlerë 2500 euro, pronë e të dyshuari mashkull K-Shqiptar. I dyshuari mallin e kishte ngarkuar në një barkë dhe me të njëjtën është larguar nga vendi i ngjarjes. Me urdhër të prokurorit 40% të mallit që ka mbetur në vendin e ngjarjes dhe kombi janë konfiskuar dhe janë dorëzuar Doganës ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Dheu i Bardhë 02.04.2015 – 12:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Viti, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti i është dorëzuar stacionit policor në Pozhoran i cili do të dërgohet në vuajtje të dënimit.
STATISTIKAT E PËRGJITHSHME
Aksidente fatale
000
Aksidente me të lënduar
008
Aksidente pa të lënduar
029
Tiketa trafiku të shqiptuara
952
Arrestime
028
Në mbajtje
014
- Advertisement -