Një raport i Këshillit të Bashkimit Evropian i publikuar të shtunën në media, thekson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe homologia e tij serbe, Ana Brnabiç, në takimin në Bruksel ku morën pjesë liderët e rajonit, patën një “shkëmbim konstruktiv”.

“Raporti i Këshillit të Bashkimit Evropian për darkën joformale të liderëve të Ballkanit Perëndimor Pas shkëmbimit konstruktiv midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç, dhe në dritë të takimit të parë të ardhshëm të nivelit të lartë midis kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Shërbimi Evropian për Veprim të Jashtëm (i njohur si EEAS)”, thuhet në raport.

Ndërkohë, dokumenti i lartëpërmendur i është dërguar të gjitha shteteve anëtare të BE-së, për t’i informuar rreth mbarëvajtjes së takimit.

Në raport po ashtu vlerësohet “bashkëpunimin konstruktiv”, i kryeministrit Kurti me Dhomat e Specializuara./Insajderi.com