Raporti 24 orësh nga Policia e Kosovës

 

RAJONI I PRISHTINËS
MASHTRIM
Prishtinë 05.03.2015 – 14:30. Pas një pune operative sot me 17.3.2015 njësiti policor ka identifikuar dhe ka arrestuar të dyshuarin mashkull K-Shqiptar, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se nga muaji gusht 2014 ka kryer 12 vepra penale ‘mashtrim’. I dyshuari është prezantuar në emër të një personi tjetër, i cili gjoja punon në një institucion shtetëror dhe nga viktimat ka përfituar prej 250-600 euro për gjoja sigurimin e punësimit në atë institucion. I dyshuari dërgohet në mbajtje.

TRAFIKIM ME NJERËZ
Prishtinë 17.03.2015 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Ashkali, pasi që për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka transportuar në mënyrë të paligjshme, jashtë territorit të Kosovës viktimën mashkull K-Ashkali të mitur, duke e strehuar të njëjtin dhe duke i dhënë të holla një personi që e kishte nën kontrollin prindëror viktimën, ndërsa nga prindi i tij biologjik ka bërë përfitim material. Dyshohet se është bërë edhe adaptimi i kundërligjshme i viktimës. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Prishtinë 17.03.2015 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka hyrë në stacionin policor dhe nuk ka përfillur urdhrat e zyrtarit policor. Nga familjarët e të dyshuarit është kuptuar se i njëjti ka probleme psikike. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Rr. “Mehmet Gradica”, Prishtinë 17.03.2015 – 19:15. Është raportuar për një zjarr në katin e tetë të një ndërtese. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti policor dhe zjarrfikësit ku kanë arritur të shuajnë zjarrin në tërësi. Nga zjarri janë djegur tetëmbëdhjetë (18) ora të rrymës elektrike dhe disa pllaka të siguresave të rrymës. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe një njësit i KEDS-it. Nuk raportohet për të lënduar. Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.

POSEDIM I NARKOTIKËVE
Rr. “Eqrem Çabej”, Prishtinë 17.03.2015 – 14:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollimit tek të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 2.1 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.

LËNDIM TRUPOR
Ulpianë, Prishtinë 17.03.2015 – 14:00. Raportohet se tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë të mitur për shkaqe të panjohura janë rrahur, ku njëri prej të dyshuarve me një mjet të mprehtë-thikë ka lënduar të dyshuarin tjetër. Si pasojë e kësaj i dyshuari i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe pas tretmanit është liruar. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.

DHËNIE E RYSHFETIT
Fushë Kosovë 17.03.2015 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti është ndaluar në një pikë kontrolli nga zyrtarët policorë me automjetin e tij – kamion Mercedes. Gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik, i dyshuari u ka ofruar zyrtarëve policorë 10 euro. Lidhur me rastin me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Raport shtesë:
VRASJE NË TENTATIVË
Rr. “27 Nëntori”, Prishtinë 07.03.2015 – 20:22. Lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara sot me 17.03.2015 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

RAJONI I GJILANIT

INCIDENTET KRIMINALE
Raport shtesë:
GRABITJE
Fshati Uglar, Gjilan 05.03.2006 – 22:00. Lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara sot me 17.03.2015 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fshati Radivojc, Viti 17.03.2015 – 14:00. Në bazë të urdhëresës së gjykatës njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.

RAJONI I FERIZAJT

INCIDENTET KRIMINALE
KEQPËRDORIM SEKSUAL I PERSONAVE NËN MOSHËN 16 VJEÇARE
Ferizaj 17.03.2015 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka deklaruar që kishte pasur marrëdhënie seksuale me viktimën femër K/Shqiptar e moshës së mitur. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Raport shtesë:
GJETJE E DOKUMENTACIONIT TË PERSONAVE TË ZHDUKUR
Fabrika Sharrcem, Hani Elezit 16.03.2015 – 08:10. Pas hetimeve të zhvilluara, Njësia për Hetimin e Krimeve të luftës kanë bërë ekzaminimin e (kockës) ku ka rezultuar se kocka nuk është e njeriut por e kafshëve. Njësi patrullues është larguar nga vendi i ngjarjes.
RAJONI I PRIZRENIT

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. “Hysen Morina”, Prizren 17.03.2015 – 15:40. Vozitësi mashkull K/Shqiptar me veturë të tij civile nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër K/Shqiptare. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi. Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.
Rr. “Brigada 125”, Prizren 17.03.2015 – 12:30. Vozitësi mashkull K/Shqiptar me veturë të tij civile nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi. Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.

GJETJE E MBETJEVE MORTORE
Suharekë 17.03.2015 – 08:25. Raportohet se disa qytetarë derisa po hapnin një varr në varrezat e fshatit, në thellësi rreth 70 cm kanë hasur në mbetje mortore: kafka, skeleti trupor, rrip pantallonash, sakoja ngjyre kafe, dhe një batanije me ngjyrë të gjelbër dhe të bardhë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse policore.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. “Mbreti Gent”, Prizren 17.03.2015 – 09:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelorë në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas përfundimit të obligimeve të përcaktuara nga gjykata lirohet.
Rr. “Nëna Terezë”, Prizren 17.03.2015 – 09:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelorë në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në gjykatë, ende nuk dihet vendimi përfundimtar.
Rr. “Muharrem Bekteshi”, Prizren 17.03.2015 – 11:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelorë në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në gjykatë, ende nuk dihet vendimi përfundimtar.

RAJONI I PEJËS

INCIDENTET KRIMINALE
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR-ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. “UÇK”-së, Pejë 17.03.2015 – 03:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Gjatë kontrollimit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit TT me një karikator dhe nëntë fishekë të cal. 7.62 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE
Pejë 16.03.2015 – 14:00. Raportohet se nga personeli i shkollës është bërë kontroll rutinore e nxënësve të shkollës ku në klasë kanë gjetur një elektroshok. Njësiti policor ka dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar elektroshokun. Lidhur me rastin është intervistuar një i dyshuar mashkull K-Shqiptar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. “Haki Povataj”, Deçan 17.03.2015 – 12:20. Raportohet se dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë nxënës për arsye të panjohura, kanë sulmuar me një mjet të mprehtë (thikë) viktimën mashkull K-Shqiptar dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Njësiti policor ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë të dyshuarit ku me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

DËMTIM I INSTALIMEVE PUBLIKE
Fshati Ruhot, Pejë 17.03.2015 – 09:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka këputur telat e rrymës që kalojnë nëpër arën e tij. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Raport shtesë:
VJEDHJE E RËNDË
Fshati Malaj, Pejë 18.02.2015. Lidhur me rastin pas hetimeve të zhvilluara sot me 17.03.2015 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fshati Jabllanicë, Pejë 17.03.2015 – 18:40. Vozitësi mashkull K/Shqiptar me veturë të tij nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër K/Shqiptare. Viktima është dërguar në spitalin e Pejës, ku pas tretmanit mjekësor është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Pejë 17.03.2015 – 10:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pas përfundimit të obligimeve të përcaktuara nga gjykata lirohet.

RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET KRIMINALE
VJEDHJE E RËNDË
Gjakovë 01.03.2015 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka depërtuar me forcë në shtëpinë e viktimës mashkull K-Shqiptar dhe nga aty ka vjedhur: një pushkë gjuetie, një lap-top dhe një kartel bankare. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET

GJETJE E MJETIT TË PA SHPËRTHYER
Rr. “Vëllezërit Haradinaj”, Rahovec 17.03.2015 – 14:40. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke punuar në një punishte, ka hasur në një mjet të dyshuar të pashpërthyer (Granatë dore). Rreth orës 21:00 Njësiti i EOD-së i FSK-së kanë bërë asgjësimin e mjetit në vendi i ngjarjes. Nuk raportohet për ndonjë incident.

ARRESTIM I PERSONIT TE KERKUAR
Fsh. Drenoc, Malishevë 17.03.2015 – 10:00. Në bazë te urdhëresave te lëshuara nga Gjykata Themelore ne Gjakovë-dega Malishevë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit.

RAJONI I MITROVICËS

INCIDENTET KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE
Mitrovicë 17.03.2015 – 08:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar arma e tipit Ekol Special me një karikator dhe pesë fishekë të cal.9 mm dhe disa dokumente letërnjoftim dhe patentë shoferi në emër të një personi tjetër e që dyshohet të janë të falsifikuara. Njësitet policore kanë bërë bastisjen e shtëpisë se dyshuarit dhe kanë gjetur dhe konfiskuar 15 fishekë të cal. 9 mm.

MARRJE E RYSHFETIT
Vushtrri 17.03.2015 – 10:00. Ankuesja femër K-Shqiptare ka raportuar se në vitin 2014 i kishte dhënë 200 euro një zyrtare komunale për t’ia pranuar djalin në punë, mirëpo djali nuk ishte punësuar dhe kishte emigruar jashtë vendit. Pas kësaj ankuesja kishte kërkuar nga zyrtarja t’ia kthejë të hollat mirëpo e njëjta kishte refuzuar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Mitrovicë 17.03.2015 – 12:05. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën kombi me targa lokale nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin-viktimën femër K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor.
Fshati Stanovc, Vushtrri 17.03.2015 – 19:30. Vozitësi NN me veturë NN ka goditur këmbësoren femër K/Shqiptare dhe i njëjti është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima ka pësuar lëndime dhe njëjta pas tretmanit mjekësor në emergjencën e Vushtrrisë është liruar në shtëpi. Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.
RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM TRUPOR
Leposaviq 14/16.03.2015 – 03:00-21:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Serbë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje të mëhershme të datës 14.03.2015 me ç’rast të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Serb. Lidhur me këtë rast është hapur rasti. Me datën 16.03.2015 është raportuar se dy të dyshuarit me pistoletë e ka kanosur viktimën e rastit të mëhershëm dhe i ka drejtuar pistoletën në kokë dhe e ka kërcënuar me vrasje atë dhe vëllain e tij. Lidhur me rastin me urdhër të Gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia dhe objektet pronë e njërit nga të dyshuarit dhe nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

VJEDHJE E RËNDË
Rr. “K. Milosha”, Mitrovicë 17.03.2015 – 20:00. Raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull K/Roma, pasi që i njëjti është zënë në flagrancë duke vjedhur një bateri nga vetura e viktimës mashkull K/Serb. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje .

LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. “L. Ribara”, Mitrovicë 17.03.2015 – 14:00. Ankuesi mashkull K/Serb, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një punëtor mashkull K/Serb. Viktima është dërguar në spital dhe si pas mjekut lëndimet cilësohen të lehta. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti në procedurë të rregullt.

POLICIA KUFITARE

INCIDENTET KRIMINALE

KONTRABANDIM ME MALLRA
Fshati Novosellë 17.03.2015 – 14:30. Raportohet se gjatë implementimit të një plani operativ është ndaluar automjeti – kamion i tipit Reno Master, të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull K-Shqiptar ku gjatë kontrollimit të dokumentacionit është vërejtur se i njëjti transportonte një veturë Reno Megane të dëmtuar pa asnjë dokument. Me urdhër të prokurorit vetura është konfiskuar ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt dhe i dorëzohet autoriteteve doganore për procedura të mëtejme.
DOKUMENT I FALSIFIKUAR
PKK Vermicë 17.03.2015 – 16:00. Raportohet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar në pikën kufitare në hyrje nga Republika e Shqipërisë është ndaluar me automjetin Mercedes. Gjatë kontrollimit të automjetit në fjalë në sistemin BMS ka rezultuar se i njëjti duhet të konfiskohet pasi që dyshohet se automjeti është me dokumente të falsifikuara. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij automjeti është konfiskuar së bashku me tërë dokumentacionin përkatës dhe targat ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

Aksidente fatale
000
Aksidente me të lënduar
015
Aksidente pa të lënduar
025
Tiketa trafiku të shqiptuara
960
Arrestime
028
Në mbajtje
011

- Advertisement -

MË TË FUNDIT