Raporti 24-orësh nga Policia e Kosovës

Raporti i Policisë së Kosovës, botohet pa ndërhyrje për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur brenda 24 orëve në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe kufijtë e saj.
 RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE
 
 VJEDHJE
Prishtinë 13.04.2015-09:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti është zënë nga sigurimi i një lokali duke vjedhur gjësende të ndryshme. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
 ZJARRVËNIE
Rr. “Bajram Bahtiri”, Prishtinë 13.04.2015-14:55. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar në rrethana të panjohura i është djegur në tërësi vetura e tij. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. “Dëshmorët e Marevcit”, Prishtinë 13.04.2015-13:25. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave civile, përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar katër persona të cilët kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit është arrestuar njëri nga ngasësit, i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i huaj dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
Rr. “Ferid Curri”, Obiliq 13.04.2015-21:53. Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa drejtonte veturën e tij nga pakujdesia ka goditur dy këmbësorët meshkuj K/Shqiptarë duke iu shkaktuar lëndime trupore. Viktimat janë dërguar në QKUK-së për trajtim mjekësor.
 
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fshati Miradi e Epërme, Fushë Kosovë 13.04.2015 – 11:45. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Lipjanit.
Prishtinë 13.04.2015-15:25. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata, një mashkulli K/Shqiptar i është vazhduar masa e paraburgimit dhe i njëjti është dërguar në qendrën e paraburgimit në Lipjan.
 
MJET I DYSHUAR SHPËRTHYES
Fshati Arbëri e Epërme, Drenas 13.04.2015-15:20. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në oborrin e vet janë dy predha të cilat fëmijët e ankuesit i kishin sjellë nga pylli. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, derisa njësia për deminim e FSK-së kanë bërë tërheqjen e mjeteve shpërthyese pa incidente.
 RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET KRIMINALE
 
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET KRIMINALE
TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI
Fshati Lloshkobare, Ferizaj 13.04.2015-02:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti kishte shtënë me armë në ajër. Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një revole Ekol Special me 6 fishekë të kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
DHUNË FAMILJARE
Ferizaj 13.04.2015-07:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
 
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fshati Varosh, Ferizaj 13.04.2015-16:50. Raportohet për një aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj K/Shqiptarë të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Ferizajt. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
 RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET KRIMINALE
 
PENGIM I PERSONIT ZYRTAR NË KRYERJE TË DETYRËS
Fshati Shirok, Suharekë 13.04.2015-01:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti duke kërcënuar ka penguar zyrtarët policorë, gjatë kryerjes së detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Rr. “Ukë Bytyqi”, Prizren 13.04.2015-07:35. Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar
duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësoren femër K/Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
RAJONI I PEJËS
INCIDENTET KRIMINALE
 
 
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Klinë 13.04.2015-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht me një mjet të fortë viktimën mashkull K/Rom. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor në spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
ZJARRVËNIE
Rr. “Ismail Bicaj”, Istog 13.04.2015-20:35. Ankuesi mashkull serb ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë vetura e tij civile e cila ishte e parkuar. Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Raport shtesë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Rr. “Sadri Demukaj”, Deçan 24.02.2015-11:33. Në lidhje me rastin raportohet se me 13.04.2015 viktima mashkull K/Shqiptar gjatë trajtimit mjekësor ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
RAJONI I GJAKOVËS
INCIDENTET KRIMINALE
 
ZJARRVËNIE
Fshati Cermjan, Gjakovë 12.04.2015-17:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri rreth tre hektarë të pyllit të tij. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
Rr. “Yll Morina”, Gjakovë 13.04.2015-21:15. Raportohet se në rrethana të panjohura nga zjarri është përfshirë shtëpia e viktimës mashkull K/Shqiptar. Njësitë policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendngjarje dhe kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
INCIDENT ZJARRI
Fshati Ngucat, Malishevë 13.04.2015-19:30. Raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshirë nga zjarri rreth 2 hektarë e pyllit e cila është pronë publike. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.
 
GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER
Fshati Radoste, Rahovec 13.04.2015-08:30. Një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se gjatë prishjes së një objekti të vjetër, kishte hasur në tri mjete të pashpërthyera. Njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendngjarjes derisa njësia për deminim e FSK-së kanë larguar mjetet shpërthyese pa incidente.
Fshati Bec, Gjakovë 13.04.2015-13:30. Një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se në arën e tij kishte vërejtur një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësit policore kanë bërë sigurimin e vendngjarjes derisa njësia për deminim e FSK-së kanë larguar mjetet shpërthyese pa incidente.
 RAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET KRIMINALE
 
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Vushtrri 12.04.2015-23:27. Raportohet se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që të njëjtit brenda në një kafiteri kanë shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit është gjetur dhe konfiskuar një revole e tipit Racrover dhe tri gëzhoja të kalibrit 9mm. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
 
 RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Zubin Potok 13.04.2015-23:00. Raportohet se persona të panjohur kanë hedhur mjet eksploziv shpërthyes në oborrin e stacionit policor në Zubin Potok me ç’rast janë dëmtuar tri vetura. Rasti nën hetime.
 
PËRDORIM I ARMËS SË ZJARRIT
Rr. “Kral Petri”, Mitrovicë 13.04.2015-01:18. Raportohet se në një kafiteri, gjatë rrahjes në mes të disa personave ka pasur të shtëna nga arma e zjarrit. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre meshkuj K/Serbë, të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit është bërë bastisja në dy lokacione, ku është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë Zastava me një karikator dhe shtatë fishekë. Rasti nën hetime.
 POLICIA KUFITARE
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
INCIDENTET KRIMINALE
 
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
 
         STATISTIKAT E PËRGJITHSHME
 
Aksidente fatale
000
Aksidente me të lënduar
014
Aksidente pa të lënduar
032
Tiketa trafiku të shqiptuara
737
Arrestime
011
Në mbajtje
007
- Advertisement -

MË TË FUNDIT