Raporti i Policisë së Kosovës, botohet pa ndërhyrje për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur brenda 24 orëve në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe kufijtë e saj.
RAJONI I PRISHTINËSINCIDENTET KRIMINALE |
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR NË DETYRË
Fsh. Mirash, Obiliq 10.04.2015-03:40.Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptar pasi që të njëjtit, për shkaqe të pa njohura, kanë sulmuar viktimën mashkull K-Shqiptar punëtor i sigurimit. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Rr. Meto Bajraktari, Prishtinë 10.04.2015 – 13:55. Viktima mashkull K-Shqiptar njëkohësisht Asamblist i Partisë Demokratike te Kosovës, në Kuvendin Komunal-Prishtinë, është sulmuar fizikisht nga i dyshauri, njëherësh Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës duke i shkaktuar lëndime te lehta trupore gjë që i është dhënë edhe ndihma e parë. Është njoftuar edhe Prokurorja Kujdestare e Prokurorisë Themelore që më urdhër të saj, personi i dyshuar të dërgohet në mbajtje për 48 orë.
INCIDENTET TJERA /NGJARJETARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUARRr. Zahir Pajaziti, Podujevë 10.04.2015-12:30. Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë-dega Podujevë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës.RAJONI I GJILANITINCIDENTET KRIMINALE |
NGACMIM/DOKUMENT I FALSIFIKUAR
Rubovc, Kamenicë 09.04.2015 – 20:05. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar nën dyshimin se të njëjtit kanë planifikuar të dalin që të sulmojnë viktimën mashkull K/Shqiptar, pas një mosmarrëveshje të mëhershme. Gjatë kontrollit te të njëjtit u janë konfiskuar , një patentë-shofer që dyshohet të jetë i falsifikuar, dy telefona celular dhe një veturë . Me vendim të prokurorit të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET |
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
-
Fsh. Drabesh, Viti 10.04.2015-14:40.Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit në kohëzgjatje prej 12 ditëve.
-
Gjilan 10.04.2015 – 20:40. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
RAJONI I FERIZAJTINCIDENTET KRIMINALEAsgjë me rëndësi për tu raportuar.RAJONI I PRIZRENITINCIDENTET KRIMINALESHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËMRr. Zarës, Prizren 10.04.2015- 18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti kishte shtënë me armë gasi në ajër . Krejt ngjarja kishte ndodhur pas një zënke në mes të këtyre dy fqinjëve lidhur me një parking para shtëpisë së tyre. Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja , Pistolet me gas “ EKOL “ Magnum Cal.9mm P.A.K. dhe Nr. Serik EF-13122096 . Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuar ndalet në qendrën e mbajtjes.INCIDENTET TJERA /NGJARJET |
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
-
Rr. Ali Hadri, Prizren 10.04.2015-09:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i njëjti është dërguar në seancë Gjyqësorë pas seancës është liruar.
-
Rr. Tropoja, Prizren 10.04.2015-08:40. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prizrenit në kohëzgjatje prej 7 ditëve.
-
Rr. Sali Saramati, Prizren 10.04.2015-14:00.Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi që ka kryer obligimet ndaj Gjykatës është liruar.
RAJONI I PEJËS |
INCIDENTET TJERA /NGJARJET |
GJETJE E MJETIT TË PA SHPËRTHYER
Junik 10.04.2015-10:30. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke kryer disa punime ka hasur në një mjete të dyshuar (Granatë Dore) . Njësiti policor ka bërë sigurimin e vendit te ngjarjes ndërsa Njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit të dyshuar.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
-
Rr. Gjin Gazulli, Pejë 09:00.Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi që ka kryer obligimet ndaj Gjykatës është liruar.
-
Pejë 10.04.2015-14:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Pejës.
-
Qafa Morinës, Pejë 10.04.2015 – 15:10. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Pejës.
|
RAJONI I GJAKOVËS
INCIDENTET KRIMINALE
FSHEHJE E SENDEVE TË PËRFITUARA ME KRYERJEN E VEPRES PENALE
Fsh. Radoste, Rahovec 10.04.2015-11:00.Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti më datën 09.04.2015 në tregun e Malishevës ka blerë disa vegla pune ,pronë e viktimës mashkull K-Shqiptar. Viktima ka identifikuar sendet në tregun e Fsh. Rogovë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
OFRIM I MITOS
PKK Kullë 10.04.2015-15:25. Njësiti policor ka ndaluar automjetin Kamion të llojit Mercedes, te cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas Boshnjak. Gjatë kontrollit të dokumentacionit i dyshuari ka ofruar mito zyrtarëve policor duke vendosur në pasaportë pesë(5) euro. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU
Rr. UÇK-së, Gjakovë 10.04.2015-14:50.Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti duke lëvizur me veturën Mercedes, nga pakujdesia dhe mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin-viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i nijeti është dërguar në spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
RAJONI I MITROVICËSINCIDENTET TJERA /NGJARJETAsgjë me rëndësi për tu raportuar. |
RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Kral Petri, Mitrovicë 10.04.2015-12:56. Viktima mashkull K-Shqiptar -i mitur ka raportuar se për shkaqe të pa njohura, është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar i pa njohur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor.
POLICIA KUFITAREINCIDENTET KRIMINALE |
KONTRABANDIM ME MIGRANT
Prishtinë 10.04.2015-08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas Turk, pasi që ekziston dyshimi i bazuar se me qëllim të përfitimit material, ka angazhuar ardhjen e shtetasve të huaj kryesisht nga Azia dhe Afrika, kinse po vizitojnë Republikën e Kosovës dhe më pas ka bër kontrabandimit e tyre në vendet e Bashkimit Evropian. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
SHMANGIE NGA DETYRIMET DOGANORE
PKK Vermicë 10.04.2045-05:05. Njësiti policor së bashku me zyrtarët doganor, kanë ndaluar një automjet – kamion, qe drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar .Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur dhe konfiskuar 10 kg dyllë për bletë pa dokumentacion përkatës . Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
STATISTIKAT E PËRGJITHËSHME
Aksidente fatale |
000 |
Aksidente me të lënduar |
009 |
Aksidente pa të lënduar |
029 |
Tiketa trafiku të shqiptuara |
1075 |
Arrestime |
017 |
Në mbajtje |
009 |
- Advertisement -