Raporti i Policisë së Kosovës, botohet pa ndërhyrje për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur brenda 24 orëve në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe kufijtë e saj.
Rajoni i Prishtinës
Incidentet Kriminale
LËNDIM TRUPOR-MOSPERFILLJE E URDHËRAVE TË POLICIT
Rr. Henry Dynan, Prishtinë,31.03.2015-14:00. Raportohet se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me kondak të revoles në kokë viktimën mashkull K/Shqiptar. Të dyshuarit nuk kanë përfillur urdhrat e policëve gjatë shoqërimit në stacion. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar : Një pistoletë Ekol Special, një pushkë gjuetie dhe 56 fishek 7.62 mm. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
NDËRHYRJE NË SISTEMIN KOMPJUTERIK
Fushë Kosovë, 30.03.2015-14:00. Me 31.03.2015 ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se me 16.03.2015 kishte vërejtur se një shumë parash prej 8.578 Dollar të dërguara përmes postës elektronike në llogari bankare tek furnitori në shtetin e Kinës, person i panjohur duke i ndërhyrë në sistemin kompjuterik i ka ndërruar E-mail-in dhe shuma e cekur i ka shkuar në tjetër adresë. Njësiti policor është duke hetuar rastin.
ARMËMBAJTE PA LEJE
Zona Industriale, Prishtinë, 31.03.2015 -17:30 Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi gjatë kontrollit në veturën e tije është gjetur dhe konfiskuar një Ekol Special me një karikator me 6 fishek. Me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar.
KANOSJE
Rr. Bajram Kelmendi, 31.03.2015-19:30 Është arrestuar e dyshuara femër shqiptare shtetase e Shqipërisë pasi e njëjta kishte kanosur viktimën femër K/Shqiptare. Me urdhër të prokurorit e dyshuara pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
DHUNIM SEKSUAL
Prishtine 09.08.2012 – 11:10. Ne lidhje me rastin me date 31.03.2015 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull Shtetas Shqiptar i cili me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJETAKSIDENT TRAFIKUFsh. Gllogoc, Lipjan, 30.03.2015-12:35. Raportohet se një mashkull K/Shqiptar duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe Është dalur jashtë rruge. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi i cili është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.RAJONI I GJILANITINCIDENTET KRIMINALE |
Asgjë me rëndësi për të raportuar
INCIDENTET TJERA /NGJARJET |
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
-
Rr. Adem Jashari, Gjilan, 31.03.2015-10:30. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Viti është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Gjilanit.
-
Gjilan, 31.03.2015, Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore Gjilan është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi.
-
Aeroporti “Adem Jashari” Prishtinë, 31.03.2015 -15:30 Në bazë të urdhëresës të lëshuara nga Gjykata Themelore Gjilan është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi.
RAJONI I FERIZAJT |
VRASJE NË TENTATIVË
Ferizaj, 31.03.2015-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti gjatë një përleshje ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET |
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Lloshkobare, Ferizaj, 31.03.2015-04:17. Një mashkull K/Shqiptar duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia humb kontrollin mbi veturë dhe përfundon jashtë rruge. Përveç dëmeve materiale, nga lëndimet e marra ndërron jetë pasagjeri mashkull K/Shqiptar, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Drejtuesi i veturës është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Shtërpcë, Ferizaj(NN)31.03.2015-11:15. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull K/Serb dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Mitrovicës.
Shtërpcë, Ferizaj(NN)31.03.2015-11:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull K/Serb dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Mitrovicës.
Fsh Talinovc i Muhaxherëve, Ferizaj, 31.03.2015-13:40. Në bazë të dy urdhëresave të lëshuara nga Gjykata, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekovnicës.
RAJONI I PRIZRENITINCIDENTET KRIMINALELËNDIM TRUPORSuharekë, 31.03.2015-17:55. Viktima mashkull K/Shqiptar mirëmbajtës i frizave në një firmë derisa ishte duke punuar nga pakujdesia ka futur kokën në fluturën e motorit të pastrimit të ajrit me ç ‘rast ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar në QKMF e më pas në spitalin Rajonal në Prizren. Në lidhje me rastin është informuar Inspektorati i punës në nivel Rajonal.Prizren, 31.03.2015 -16:40 Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar (I mitur) pasi i njëjti aksidentalisht është therur me thikë nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar ( shok i tij). Viktima është dërguar në tretman mjekësorë. I dyshuari është vetë paraqitur në polici dhe i njëjti është dërguar në tretman mjekësorë pasi e kishte përjetuar rënd rastin e ndodhur. I dyshuari pas pranimit te tretmanit mjekësor me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje.INCIDENTET TJERA /NGJARJET |
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. Ardian Zornagjiu, Prizren, 31.03.2015-07:20. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull/K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në Burgun e Dubravës.
Rr. Rifat Ukëimeri, Prizren, 31.03.2015-14:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prizren është arrestuar një mashkull/K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
RAJONI I PEJËSINCIDENTET KRIMINALE |
PENGIM I PERSONIT ZYRTAR
Fsh. Baicë, Istog,31.03.2015-13:10. Një mashkull K/Shqiptar është arrestuar pasi që i njëjti kishte shkaktuar dhunë në familje dhe gjatë intervenimit ka penguar dhe ofenduar policët të cilët ishin duke u marrë me rastin, gjithashtu i dyshuari kishte shkelur edhe urdhrin mbrojtës të shqiptuar nga gjykata. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
LËNDIM TRUPORË
Rr. Sylë Hasani, 31.03.2015 -11:00 Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti gjersa ishte duke qëndruar në oborrin e shtëpisë së tij është sulmuar fizikisht ( goditur me grushta ) nga i dyshuari mashkull K/Shqiptar. Motivi i incidentit ishte dëshmia të cilën e kishte dhen viktima në gjykatë lidhur me një rast në të cilin ishin të involvuar viktima dhe i dyshuari. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET |
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
|
RAJONI I GJAKOVËS
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Malishevë, 31.03.2015-15:00. Gjatë zhvillimit të hetimeve në lidhje me disa raste të vjedhjeve, është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar. Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se posedon një armë AK/47 e cila është konfiskuar. Pas përfundimit të proceduarave policore në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
KANOSJE
Gjakovë, 31.03.2015 -14:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti në gjendje të dehur kishte kanosur viktimën mashkull K/Shqiptar). I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. Beqir Kastrati, Gjakovë, 31.03.2015-13:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Pejës.
RAJONI I MITROVICËSINCIDENTET KRIMINALE |
MUNDËSIM Në PROSTITUCION
Skenderaj, 31.03.2015 -16:00 Nën dyshimin e bazuar për kryerjen e veprës “Mundësim apo detyrim në prostitucion” dhe veprën kundërvajtëse “Marrje me Prostitucion” janë arrestuar 4 të dyshuar ( 2 meshkuj dhe 2 femra ) K/Shqiptar-e. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas inicimit të rastit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET |
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. 28 Nëntori, Skenderaj, 31.03.2015-09:20. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë dega në Drenas është arrestuar i dyshuari mashkull/K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në Burgun e Dubravës.
|
RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
|
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
|
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
POLICIA KUFITAREINCIDENTET KRIMINALE |
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET |
Asgjë me rëndësi për të raportuar.
STATISTIKAT E PËRGJITHSHME
Aksidente fatale |
001 |
Aksidente me të lënduar |
007 |
Aksidente pa të lënduar |
024 |
Tiketa trafiku të shqiptuara |
901 |
Arrestime |
030 |
Në mbajtje |
023 |
- Advertisement -