RAPORTI 24 ORËSH NGA POLICIA E KOSOVËS

 

Raporti i Policisë së Kosovës, botohet pa ndërhyrje për të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur brenda 24 orëve në tërë territorin e Kosovës, duke përfshirë edhe kufijtë e saj.

RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE

VRASJE
Veterrnik, Prishtinë 30.03.2015-01:25. Raportohet se dy të dyshuar të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull K-Shqiptar, i cili ishte në vendin e tij të punës. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga plagët e marra ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë e kalibrit 7.65mm. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti po hetohet nga njësitë relevante policore.

LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Lipjan 30.03.2015-21:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

LËNDIM TRUPOR- DHUNË FAMILJARE
Prishtinë 30.03.2015-18:30. Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi që e njëjta, për shkaqe të panjohura, ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuar ka pranuar tretman mjekësore në repartin e psikiatrisë në QKUK-Prishtinë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË FAMILJARE
• Rr. “Vëllezërit Gërvalla” 30.03.2015:14:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti për shkaqe të panjohura, ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij-viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
• Fushë Kosovë 30.03.2015-21:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht prindin e tij – viktimën mashkull K-Shqiptar duke e goditur me një vazo në kokë me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE
Podujevë 30.03.2015 -16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një revole ajrore e tipit “Hammerli Single” e cal 4.5 mm me një karikator të zbrazët. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER
Prishtinë 30.03.2015-14:12. Ankuesi mashkull K-Shqiptar ka raportuar se në vendin ku hedhen mbeturinat, derisa ishte duke ruajtur bagëtinë ka hasur në një mjet të dyshuar në formë predhe me mbishkrim “Bomb”. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë asgjësimin e mjetit të pashpërthyer në mënyrë të kontrolluar.

AKSIDENT TRAFIKU
Prishtinë 30.03.2015-17:37. Raportohet se një i dyshuar mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar automjetin kombi Mercedes me targa lokale, ka humbur kontrollin ndaj automjetit, me ç’rast ka rënë në liqenin Badocit. Si pasojë e aksidentit i dyshuari pëson lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor ndërsa njësiti i zjarrfikësve në vendin e ngjarjes nuk kanë arritur ta nxjerrin automjetin nga uji.

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
• Rr. “Liria”, Podujevë 30.03.2015 -16:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Podujevë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.
• Rr. “Liria”, Podujevë 30.03.2015 -16:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Podujevë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet ne vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës.
RAJONI I GJILANIT

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Lagjja Arbëria, Gjilan 30.03.2015-11:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet ne vuajtje të dënimit në burgun e Gjilanit.

RAJONI I FERIZAJT

INCIDENTET KRIMINALE

Asgjë me rëndësi për të raportuar

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

Asgjë me rëndësi për të raportuar

ARRESTIM I PERSONAVE TË KËRKUAR
Ferizaj 30.03.2015. Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga gjykata, njësitë policore në tetë lokacione të ndryshme kanë arrestuar tetë ( 8 ) të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë. Gjashtë (6) nga të arrestuarit pas pagesës së gjobës së përcaktuar nga gjykata janë liruar, kurse dy (2) të dyshuar janë dërguar në vuajtje të dënimit.

RAJONI I PRIZRENIT

INCIDENTET KRIMINALE

LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Rr. “Sylejman Vokshi”, Prizren 30.03.2015 -09:00. Raportohet se lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull K-Shqiptar (i mitur) pasi i njëjti është sulmuar fizikisht (therur me thikë) nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është vetëdorëzuar në polici dhe i njëjti me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
• Fshati Samadragjë, Suharekë 30.03.2015 -10:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Suharekë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
• Fshati Savrovë, Suharekë 30.03.2015 -10:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata është liruar.
• Fshati Landovicë, Prizren 30.03.2015-13:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata është liruar.
• Fshati Shkozë, Prizren 30.03.2015 -14:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.
• Fshati Zhur-Prizren 30.03.2015-09:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata është liruar.

RAJONI I PEJËS

INCIDENTET KRIMINALE

PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Rr. “Mbretëresha Teutë”, Pejë 29.03.2015-01:30. Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturën e tij një i dyshuar mashkull K/Shqiptar e ka kanosur me armë zjarri. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti gjatë intervistimit ka pranuar se ka kanosur viktimën por sipas tij arma të cilën ia kishte drejtuar ankuesit ka qenë lodër. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. “Eliot Engel”, Pejë 30.03.2015-16:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit në brez i është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit “HS” e cal 9×19. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Rr. “Adem Jashari”, Pejë 30.03.2015 -10:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata është liruar.

RAJONI I GJAKOVËS

INCIDENTET KRIMINALE

ARMËMBAJTJE PA LEJE
Gjakovë 29.03.2015-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë në një aheng familjar. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë AK-47, dy karikatorë dhe 60 fishekë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Gjakovë 30.03.2015-13:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete me ç’rast njeri prej tyre ka pësuar lëndime trupore, ku dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
• Fshati Qiflak, Rahovec 30.03.2015-15:45. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata është liruar.
• Rahovec 30.03.2015-10:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti pasi ka kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata është liruar.
RAJONI I MITROVICËS

INCIDENTET KRIMINALE

MOSZBATIM I URDHRAVE TË LIGJSHËM
Rr. “Mbretëresha Teutë”, Mitrovicë 30.03.2015–03:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi i njëjti ka refuzuar që të identifikohej (të prezantonte leje njoftimin) si dhe është sjellë në mënyrë arrogante ndaj zyrtarëve policorë. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fshati Leçinë, Skenderaj 30.03.2015 -14:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në ajër ne pyll. Njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një pushkë gjuetie dy tytëshe dhe 23 copë fishekë të cal. 12 mm. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Vushtrri 30.03.2015-13:00. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri, është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë.

RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
POSEDIM I NARKOTIKËVE
Rr. “Knjaz Milosh”, Mitrovicë Veri 30.03.2015-21:20. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj, dy K-Shqiptarë dhe një K-Turk, pasi që gjatë kontrollit në veturë Golf V me të cilën ishin duke lëvizur, janë gjetur dhe konfiskuar 50 paqeta me substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuanë. Gjatë intervistimit të dyshuarit kanë deklaruar se substancën narkotike ishin duke e dërguar tek një i dyshuar. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

FALSIFIKIM I DOKUMENTIT
Rr. “Vasilje Ostroski”, Mitrovicë Veri 06.12.2011. Sot me datën 30.03.2015 është iniciuar rast kundër të dyshuarit mashkull K-Serb pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti duke falsifikuar dokumentacionin kishte regjistruar veturën e tij në Republikën e Kosovës, ku po ashtu gjatë verifikimit është vërtetuar se vetura nuk është regjistruar as në Serbi.

INCIDENTET TJERA /NGJARJET

AKSIDENT TRAFIKU
Zveçan 30.03.2015-19:20. Raportohet se i dyshuari mashkull K–Serb, përderisa ishte duke drejtuar automjetin VW Passat, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka dalë nga rruga dhe ka goditur një mur betoni. Si pasojë e aksidentit personi i dyshuar pëson lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës.

POLICIA KUFITARE

INCIDENTET KRIMINALE

POSEDIM I NARKOTIKËVE
Fshati Prush, Gjakovë 30.03.2015-18:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që gjatë kontrollit, tek njëri prej tyre është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 2 gr. Vetura VW Golf me të cilën udhëtonin të dyshuarit është konfiskuar me urdhër të prokurorit, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

TREGTI E NDALUAR
Fshati Bishtazhin, 30.03.2015-11:45. Raportohet se nga njësiti policor është ndalur automjetit mercedes që drejtohej nga i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Gjatë kontrollimit është vërejtur se i njëjti ne automjet kishte të ngarkuar një sasi të preparateve bujqësore për mbrojtjen e pemëve dhe perimeve dhe për të njëjtën nuk posedonte dokumentet përcjellëse. Lidhur me rastin është njoftuar Inspektori i Tregut i cili pas kontrollimit ka liruar mallin e të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

STATISTIKAT E PËRGJITHSHME

Aksidente fatale 000
Aksidente me të lënduar 016
Aksidente pa të lënduar 030
Tiketa trafiku të shqiptuara 763
Arrestime 039
Në mbajtje 008

- Advertisement -

MË TË FUNDIT