24 orëshi i punës policore rezulton me 30 persona të arrestuar, të dyshuar për vepra të ndryshme penale
RAJONI I PRISHTINËS
INCIDENTET KRIMINALE
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Gllogoc, Prishtinë 19.03.2015-08:45. Pas një mosmarrëveshje dy të dyshuarit meshkuj k/Shqiptar kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima pas marrjes së ndihmës së parë në QMF, Gllogoc është dërguar në QKUK-së. Rasti në procedurë të rregullt.
DHUNË FAMILJARE
Prishtinë 18.03.2015-20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një zënke ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
KANOSJE
Fsh. Dobratin, Podujeve 19.03.2015 – 17:42. Katër te dyshuar meshkuj K/Shqiptar pas një mosmarrëveshje ndërmjet vete kane kanosur njeri tjetrin. Me vendim te prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e te dyshuarve me këtë rast tek njeri nga te dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një arme e llojit pushke gjysmë automatike pa fishek, ndërsa tek te dyshuarit tjetër nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Pas verifikimit te personave te dyshuar ne rast njeri nga te dyshuarit ka rezultuar qe ka flete arrest të lëshuar nga gjykata dhe i njëjti është dërguar ne vuajtje te burgun e Smrekonices, ndërsa te dyshuarit tjerë lirohen ne procedure te rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ZBATIM I URDHËRESËS
Fsh.Lluga ,Podujevë 19.03.2015-12:20.Raportohet se në bazë të urdhëresës të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë dega në Podujevë është arrestuar një mashkull K /Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës.
GJETJE MJETTI TË DYSHUAR TË PASHPËRTHYER
Fsh. Mramor, Prishtinë 19.03.2015-13:00. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke gërmuar një puset kishte hasur në një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti për deminim i FSK-se kane dalur ne vendin e ngjarjes te cilët kane konstatuar llojin e mjetit te dyshuar (A6) prodhim Kinez te cilin mjet e kane tërhequr , nuk raportohet për ndonjë incident.
RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET KRIMINALE
SHANTAZH
Gjilan 14.03.2015 – 15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi i njëjti kishte shantazhuar viktimën femër K/Shqiptare se në rrjetet sociale do të publikonte disa foto të viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Dubravë, Kaçanik 19.03.2015-09:00. Raportohet se gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptare, janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë Gjuetie- Turke dhe 27 copë fishek të kalibrave të ndryshëm. I dyshuari pas inicimit të rastit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt
Fsh. Strazhe, Kaçanik 19.03.2015 – 09:00. Me vendim te prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e 4 të dyshuarve meshkuj K/Shqiptar pasi të njëjtit në rrjetet sociale kishin publikuar disa foto me armë. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 2 pushke te kalibrit 12 mm dhe 15 fishek te njëjtit kalibër. Te dyshuarit pas intervistimit me vendim te prokurorit lirohen ne procedure te rregullt.
Fsh. Biqece, Kaçanik 19.03.2015 – 09:00. Pas një pune hetimore janë identifikuar dhe arrestuar dy te dyshuar meshkuj K/Shqiptar te cilët dyshohet qe ne bashkëveprim kane shitur dhe blere arme. Gjate kontrollimit tek te dyshuarit janë gjetur një armë AK-47 dhe një karikator pa fishek. Pas intervistimit me vendim te prokurorit te dyshuarit lirohen ne procedure te rregullt.
POSEDIM ILEGAL I NARKOTIKEVE
Parku i lirisë, Ferizaj 19.03.2015 – 17:50. Policia ka ndaluar te dyshuarin mashkull K/Shqiptar pasi gjatë kontrollit te i njëjti është gjetur në posedim dhe konfiskuar 1 gr substance e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë. Pas intervistimit me vendim te prokurorit i dyshuari është liruar ne procedure te rregullt.
RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET KRIMINALE
MASHTRIM
Rr. Ëiljam Ëoker Prizren 03.03.2015-12:00. Raportohet se është arrestuar një mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka mashtruar një mashkull K/Shqiptar duke ia marr 228 € për t’ia siguruar veturën .I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
GJETJE E MJETIT TË DYSHUAR TË PASHPËRTHYER
Suharekë 19.03.2015-08:30. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar për vendosjen e disa mjeteve të dyshuara të pashpërthyera. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vend-ngjarjes derisa njësiti për deminim i EOD-së kanë bërë shpërthimin mjetit në mënyrë të sigurt dhe pa incidente. I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
AKSIDENT TRAFIKU ME LENDIME
Fsh. Shirok, Suhareke 19.03.2015 – 18:40. I dyshuari mashkull K/Shqiptar me veturën e tij ka goditur aksidentalisht këmbësorin, viktimën mashkull K/Shqiptar . Viktimës i është ofruar ndihma mjekësore, sipas raportit mjekësor viktima ka pësuar lëndime te renda trupore. Me vendim te prokurorit i dyshuari (vozitësi i veturës) lirohet ne procedure te rregullt.
RAJONI I PEJËS
INCIDENTET KRIMINALE
MUNDSIM OSE DETYRIM NË PROSTITUCION
Gjakovë 19.03.2015 -21:50 Njësitë policore në bashkëpunim me Prokurorin Themelore –Gjakovë duke zbatuar masat për simulim të veprës kanë arrestuar dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptar-e. Të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHËSHËM
Fsh. Isniq, Deçan 19.03.2015-05:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka informuar se një i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së tij. Njësitë policore në vend të ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja të kalibrit të panjohur. Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.
LENDIM I LEHTE TRUPOR
Junik 19.03.2015 – 21:00. Katër te dyshuar meshkuj K/Shqiptar janë përleshur ndërmjet vete, njeri nga te dyshuarit është therur me thike nga i dyshuari tjetër. Te lënduarit i është ofruar ndihma mjekësorë. Thika e përdorur ne rast është konfiskuar. I dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili e ka përdorur thikën me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje ndërsa dy te dyshuarit tjerë janë liruar ne procedure te rregullt.
NGACMIM
Rr. UQK-së, Pejë 16.03.2015-02:20. Me 19.03.2015 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti në vazhdimësi ka ngacmuar viktimën femër K/Shqiptare duke i krijuar shqetësime të vazhdueshme. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
KANOSJE
Pejë 25.12.2014-11:00. Raportohet se me 19.03.2015 është arrestuar një mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka përsëritur veprën e njëjtë duke kanosur viktimën femër K/Shqiptare .I dyshuari pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Pejë 19.03.2015-15:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Pejës.
RAJONI I GJAKOVËS
INCIDENTET KRIMINALE
LENDIM I LEHTE TRUPOR
Fsh. Astrazub, Malisheve 19.03.2015 – 18:30. Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka sulmuar me thike viktimën mashkull K/Shqiptar. Si pasoj e sulmit viktima ka pësuar lëndime te lehta trupore për çka dhe i është ofruar ndihma mjekësore. I dyshuari është arrestuar dhe dërgohet ne mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fsh. Mirushe, Malishevë 19.03.2015-13:00. Në bazë të urdhëresës lëshuar nga Gjykata Themelore Gjakovë dega Malishevë, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Prizrenit.
GJETJE E MJETIT TË DYSHUAR SHPËRTHYES
Fsh.Panorc, Malishevë 18.03.2015-16:00. Një mashkull K/Shqiptar ka informuar se ka hasur një mjet të dyshuar të pashpërthyer. Njësit policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësia për deminim e FSK-së kanë larguar mjetin shpërthyes nga vendi i ngjarjes pa incidente.
RAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME
Fsh. Pestovë ,Vushtrri 19.03.2015-09:41.Raportohet për një aksident trafiku ndërmjet dy veturave civile. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka marr një mashkull K/Shqiptar. I njëjti është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.
RAJONI I MITROVICËS – VERI
INCIDENTET KRIMINALE
MONEDHË E FALSIFIKUAR
Rr. Kral Petri, Mitrovice 19.03.2015-11:34. Ankuesi mashkull K/Serb punëtorë në një bankë ka raportuar se një mashkull K/Serb ka kërkuar të deponon një shumë të parave mirëpo gjatë kontrollit është identifikuar një kartëmonedhë prej 100 € e dyshuar si e falsifikuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë për të raportuar.
POLICIA KUFITARE
INCIDENTET KRIMINALE
KONTRABANDIM ME MIGRANT
Prishtinë-Pejë 19.03.2015-06:00. Si rezultat i punës se njësiteve policore janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptar nën dyshimin se të njëjtit për përfitime materiale në vazhdimësi kanë siguruar dokumente të falsifikuara me qëllim të kontrabandimit të shtetasve Kosovar. Gjatë kontrollit në katër lokacione të ndryshme janë gjetur dhe konfiskuar në cilësi të provave: Katër Pasaporta të Republikës se Kosovës me viza Gjermane që dyshohet të jenë të falsifikuara , certifikata, shkresa të ndryshme si dhe një revole e cal. 7.65 mm me katër fishek.
Raport shtesë:
KONTRABANDIM ME MIGRANT
SPK. Dheu i Bardh 17.06.2014-15:15. Në lidhje me rastin raportohet se me 19.03.2015 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar . Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje
STATISTIKAT E PËRGJITHËSHME
Aksidente fatale
000
Aksidente me të lënduar
09
Aksidente pa të lënduar
26
Tiketa trafiku të shqiptuara
992
Arrestime
030
Në mbajtje
- Advertisement -