RAPORTI 24 ORËSH I PK-së dhe APELI NGA POLICIA E KOSOVËS, PËR SIGURI NË KOMUNIKACIONIN RRUGOR

Me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë dhe parandalimit të aksidenteve të trafikut, Policia e Kosovës në disa akse rrugore ka të caktuara Njësitet Policore të Komunikacionit Rrugor, të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme për respektimin e normave ligjore që kërkohen, duke përfshirë shpejtësinë e lejuar dhe përshtatjen e ngasjes së automjeteve me kushtet rrugës dhe shenjat e komunikacionit rrugor.
Po ashtu, meqë tani jemi në sezonën pranverore, dhe ka lëvizje më të shtuara të mjeteve bujqësore në rrugë, kërkohet një kujdes më i shtuar i pjesëmarrësve në trafik, duke përfshirë edhe vet drejtuesit e mjeteve bujqësore, që ti respektojnë rregullat e trafikut dhe shmangies së pasigurisë në trafik.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor, Policia e Kosovës vazhdon të apeloj tek të gjithë  ngasësit e automjeteve që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, të respektojnë shenjat e trafikut, të ju përshtaten kushteve të rrugës, pasi që këto norma janë vendosur për mbrojtjen e jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion.
RAPORTI 24 ORËSH I PK-së
                                  RAJONI I PRISHTINËS
 INCIDENTET  KRIMINALE
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Gumnasell, Lipjan 12.04.2015-22:45. Si rezultat i punës së njësiteve policore, raportohet se gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull K-shqiptar është gjetur dhe konfiskuar një armë TT prodhim YU tre fishekë të kal.7.62 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet ,rasti shkon në procedurë të rregullt.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Fsh. Akllap, Lipjan  12.04.2015-14:20. Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar (i mitur) derisa ishte i ulur në rimorkion e traktorin të cilin e drejtonte një i afërm i tij, është rrëzuar dhe i njëjti  ka pësuar lëndime vdekjeprurëse.  Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt.
 
                                               RAJONI I GJILANIT
INCIDENTET  KRIMINALE
 VJEDHJE E RËNDË
Rr. Mulla Idrizi ,Gjilan 04.02.2015-00:00-07:00.Raportohet se më datën 12.04.2015 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K-shqiptar pasi që të njëjtit kanë vjedhur në   market “Diana” pronë e ankuesit mashkull K-shqiptar. Të dyshuarit kanë vjedhur 64 pako cigare të ndryshme ,dy kamera ,një telefon mobil ,një shtëpizë kompjuteri një llap top ,një portofol një DVD . Të njëjtit gjatë intervistimit e kanë pranuar veprën e cekur më lartë ,me vendim të prokurorit janë kontrolluar edhe dy lokacione ku banojnë të dyshuarit me ç’rast  janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale një portofol një tastatur një orë dore. Të dyshuarit dërgohen në mbajtje.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
 Asgjë  për te raportuar
                          RAJONI I FERIZAJT
INCIDENTET  KRIMINALE
VJEDHJE E VETURËS – E GJETUR
Rr. Gjon Sereqi, Ferizaj  11.04.2015-23:30. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur vetura e tij. Pas një  pune hetimore të suksesëshme,  njësiti  Policor ka arrit qe ta gjej dhe konfiskoj veturën  e raportuar si te vjedhur. Po ashtu ka arrit që të arrestojë edhe personin e  dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili me vendim te Prokurorit  pas intervistimit  është dërguar  ne mbajtje.
LËNDIM I LEHTË TRUPOR
Hani i Elezit 12.04.2015-10:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. Viktima ka pranuar tretmanë mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendit të prokurorit është dërguar në mbajtje.
ZJARRVËNIJE
Brezovicë 11.04.2015-22:30. Raportohet se në rrethana të panjohura  nga zjarri është përfshi vetura Range Rover, pronë e viktimës femër K/Shqiptare. Njësitet përkatëse kane dalë ne vendin e ngjarjes , ndërsa njësiti zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin. Sipas viktimës vlera e demit te shkaktuar është e lartë . Nuk raportohet për të lënduar.
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
GJETJE  E MJETIT SHPËRTHYES
Fsh. Sojevë, Ferizaj 12.04.2015-10:30.   Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa ishte duke rinovuar një shtëpi të vjetër, nën tjegulla kishte vërejtur një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vend-ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen  e mjetit në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.
                           RAJONI I PRIZRENIT
INCIDENTET  KRIMINALE
 
Asgjë  me rëndësi për te raportuar
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë   për te raportuar
 
                            RAJONI I PEJËS
  
INCIDENTET  KRIMINALE
  
HETIM I VDEKJES
Fsh. Vitomiricë, Pejë 12.04.2015-08:54. Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Njësitë përkatëse kanë dalë në  vend-ngjarje, e po ashtu edhe  ku mjeku kujdestar i cili  ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML  për obduksion.
  
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
  
ARRESTIM I PERSONIT TË KËRKUAR
Fsh. Lloqan, Pejë 12.04.2015-13:00. Në bazë të urdhëresave lëshuar nga Gjykata Themelore Pejë  dega Deçan, është arrestuar një mashkull K/Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje dënimi në burgun e Dubravës.
                                                                            
 
                           RAJONI I GJAKOVËS
  
INCIDENTET  KRIMINALE
  
ZJARRVËNIE
Fsh. Devë, Gjakovë 12.04.2015-07:55. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është djegur stalla e mbushur me ushqim dhe dy lopë. Njësitë përkatëse dhe  ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vend-ngjarje. Përveç dëmeve materiale në vlerë prej 5000€ nuk raportohet për të lënduar. Njësitë policore janë duke hetuar rastin.     
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
 Asgjë   për te raportuar
 
                                       RAJONI I MITROVICËS
INCIDENTET  KRIMINALE
 Asgjë  me rëndësi për te raportuar
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
Asgjë  për te raportuar
 
                                        RAJONI I MITROVICËS – VERI
 INCIDENTET  KRIMINALE
 Asgjë  me rëndësi për te raportuar
 INCIDENTET TJERA /NGJARJET
 Asgjë  për te raportuar
                             POLICIA KUFITARE
 
INCIDENTET  KRIMINALE
 Asgjë  me rëndësi për te raportuar
 
INCIDENTET TJERA /NGJARJET
 
Asgjë  për te raportuar
 
STATISTIKAT E  PËRGJITHËSHME
Aksidente fatale
001
Aksidente me të lënduar
009
Aksidente pa të lënduar
031
Tiketa trafiku të shqiptuara
793
Arrestime
006
Në mbajtje
005
- Advertisement -

MË TË FUNDIT