Ramos presion Realit nëpërmjet Barcelonës

     

    Sergio Ramos po kërkon rritje page te Reali nëse dëshirojnë madrilenët që të vazhdojnë bashkëpunimin me mbrojtësin spanjoll.

    Sot u raportua se Ramos i është ofruar Barcelonës, që te armiku i përbetuar i klubit madrilene për ta vazhduar karrieren.

    Por mediat në Spanjë shkruajnë se kjo është një taktikë e spanjollit që po i bënë presion Realit që t’ia rrisë pagën dhe sa më parë t’ia ofroj kontraten e re.

    Për Ramosin janë të interesuara klubet më të mëdha evropiane, por vështirë se Reali do ta lërë të lirë kapitenin e ardhshëm nëse ikën Iker Casillas.