Ramos i vendosur që të largohet nga Real Madridi

Mbrojtësi Sergio Ramos nuk ka ndërmend të qëndrojë tek Real Madridi, por ka vendosur që të largohet nga skuadra ku kaloi 10 sezone të shkëlqyera për të dhe klubin.

Gazeta sportive madrilene Marca shkruan se Ramos ka vendosur t’i thotë lamtumirë Realit dhe ky vendim mbetet i pakthyeshëm.
Sipas kësaj gazete, ky vendim nuk ka të bëje me çështje ekonomike, por me raportet e tensionuara me presidentin e klubit, Florentino Perez.
Ramos pritet që karrierën ta vazhdoje në Premierligë tek skuadra e Manchester Unitedit./Telegrafi/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT