Ramiz Lladrovci, ngrit PDK-në në Drenas, e kthen Vetëvendosjen në partinë e tij

Dhjetra aktivistë të Levizjes Vetëvendosje kanë aderuar në partinë Demokratike të Kosovës , në Drenas, njofton Klan Kosova.

Ish kandidati për kryetar të komunës nga Vetëvendosja, Rifat Demaku, tha se tash e një kohë kanë qenë në konflikt të hapur me selinë qendrore të Vetëvendosjes, dhe sa i përket reagimeve politike me ta nuk janë pajtuar.

Aderimin e tij në PDK e vlerësoi kandidati aktual për kryetar të Drenasit nga radhët e PDK-së, Ramiz Lladrovci, ku tha se e “mirëpret aderimin e tij”, përderisa shtoi se “kjo lëvizje (Vetëvendosja) ka devijuar nga nisma e saj duke u radikalizuar me veprime të dhunshme.

Ndër të tjera Lladrovci i bëri thirrje publike Jakup Kranisiqit që t’i ribashkohet Partisë Demokratike të Kosovës me thirrjen “Jakup kthehu në shtëpinë tonë, mos na e ndaj Drenicën”.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT