Ramiz Lladrovci bëri homazhe në Prekaz

Kandidati për kryetar të Drenasit  nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramiz Lladrovci, i shoqëruar nga bashkëpunëtor dhe përkrahës të kandidaturës së tij, bëri sot homazhe te Memoriali i Jasharëve, në Prekaz.

Ai me këtë rast tha se në këtë ditë të shenjtë kujtojmë sakrificën e gjeneratave ndër shekuj.

“Vetëm të bashkuar”, shtoi ai, “mund ta çojmë vendin përpara. Urime festën”, transmeton KTV.

PDK sot do të hap zyrtarisht fushatën për kryetar të Drenasit në hotelin Ana Pricess në Korroticë të Epërme, duke filluar nga ora 15:00.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT