Ramiz Kelmendi gati për të pritur mysafirët (Foto)

Pas pak minutash në rezidencën e deputetit të pavarur të Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi në Rugovë pritet të filloi takimi i liderëve politik.

Gjetja e një zgjidhje për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi është pika e vetme e rendit të ditës.

Ramiz Kelmendi për “Zërin” ka konfirmuar se deri më tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar kryeministri Isa Mustafa, liderët e AAK-së dhe NISMA-s, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

Megjithëse këta të fundit kanë kushtëzuar pjesëmarrjen e tyre me mospjesëmarrjen e presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Kelmendi ndërkohë ka thënë se kjo tentativë e tij është ekskluzivisht për të bashkuar klasën e ndarë politike të Kosovës. Gjetja eventuale e një konsensusi rreth demarkacionit është qëllimi kryesorë. Takimi pritet të filloj pas disa minutave ndërsa deri më tani askush nga të ftuarit kryesorë politik nuk ka ardhur.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT