Rama pyetet për sulmin me vezë: A do të lirohen studentët?! (Video)

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur interesit të gazetarëve pas incidentit më vezë nga studentët. I pyetur nëse studentët do të lirohen nga ambientet e komisariatit numër dy të policisë, kreu i qeverisë u përgjigj i habitur për pyetjen që iu bë: Çfarë?!

Kryeministri Edi Rama ka vijuar rrugën i qetë ku takoi disa qytetarë të cilët pritën që Rama të mbaronte mbledhjen me deputetët për t’i shprehur atij shqetësimet e tyre.

Automjeti i kryeministrit Rama u godit me vezë sot nga disa studentë të “Lëvizjes për Universitetin”.

Nga të dhënat paraprake mësohet se, policia ka shoqëruar së paku 8 studentë, si të dyshuar për sulmin. Pesë prej tyre janë nga “Lëvizja për Universitetin”, ndërsa tre të tjerë janë nga “Lëvizja studentore në Prishtinë”. /Telegrafi/

<div id=’vID_106510′><script type=’text/javascript’> var videoID = 106510 </script><script type=’text/javascript’ src=’https://abingmedia.com/assets/js/resize.js?vid=106510′></script></div>

- Advertisement -

MË TË FUNDIT