Rama, në Bruksel për deklaratën për bashkim Kombëtar

Rama ka kritikuar javët e fundit mungesën e liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë me vendet e zonës Shengen, si dhe shtyrjen e hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE-në.
Vetëm dy javë pas deklaratës se Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në mënyrë klasike nëse Bashkimi Evropian vonon procesin e anëtarësimit të dy vendeve, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Brukselit ku pritet të zhvillojë takime me krerët e institucioneve evropiane.
Të martën kryeministri shqiptar do të jetë në Bruksel, vizitë e cila zhvillohet në një moment kur tonet e Tiranës janë ashpërsuar ndjeshëm ndaj politikave të zgjerimit që BE po aplikon ndaj Shqipërisë dhe Kosovës.
Rama ka kritikuar javët e fundit mungesën e liberalizimit të vizave për qytetarët kosovarë me vendet e zonës Shengen, si dhe shtyrjen e hapjes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me BE-në.
Gjithashtu, BE ka dënuar deklaratën e Ramës për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, por kritikat e Brukselit janë pritur me indiferencë nga kryeministri shqiptar.
Rritja e shpejtë e numrit të azilkërkuesve shqiptarë në pak ditë në vendet e Bashkimit Evropian, pritet të jetë një çështje tjetër që do të diskutohet midis Ramës dhe zyrtarëve të Brukselit.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT