Rama: “Loro Boriçi” do të rindërtohet sipas standardeve të UEFA-s

     

    Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar nga Shkodra se, Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen për rindërtimin e stadiumit “Loro Boriçi”.
    “U vendos për rindërtimin e stadiumit të Shkodrës sipas standardeve të UEFA-s. Ky qytet tashmë do të ketë një stadium ambicioz, ashtu siç e meriton”, theksoi kreu i qeverisë.
    Kryeministri shtoi se “projekti për stadiumin do të prezantohet brenda disa ditësh”.
    “Loro Boriçi” do të bëhet kështu impianti i dytë në vend ku mund të luajë skuadra kombëtare.
    Aktualisht, kushtet e kërkuara për një ndeshje ndërkombëtare në vendin tonë i plotëson vetëm “Elbasan Arena”.