Rama i përgjigjet opozitës: Ju i ngulët thikën Kosovës, votuat raportin e Dick Marty

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka kërkuar këtë të enjte në Kuvend që të futet në rendin e ditës projekt-rezoluta për denoncimin e gjenocidit serb në Kosovë. E ndaj tij është përgjigjur kryeministri Rama me akuza të rënda, duke thënë se ishte PD ajo që e votoi raportin e Dick Marty duke ia ngulur thikën Kosovës.

“Projekt rezolutën për denoncimin e gjenocidit serb. E gjeta dhe gjuhën me Shehajn, do duhej të ishte futur në seancë që në 27 qershor, me alibi të tilla nuk mund të shtysh. Kosova thotë nuk do të na ndajë, po bëheni ju shkak për të krijuar nja ndarje artificiale. Ke detyrim ligjor, kushtetuese të rregullores, që një projekt rezolutë ta kalosh në konferencë dhe ta sjellësh në seancë ku gjithsecili të shprehet mbi gjenocidin serb në Kosovë. Këtu do ta keni në çdo seancë. Duhet kurajo intelektuale për të përballuar këtë situatë. E keni detyrim këtu tani. Është detyrim politik, moral dhe institucional për të votuar dhe diskutuar ato projekt rezoluta. Ju po bëheni shkak që të krijoni një hendek artificial”, tha Enkelejd Alibeaj.

Në përgjigje të tij, kryeministri Edi Rama foli me tone të ashpra në Kuvend, ku sulmoi ashpër PD-në duke iu kujtuar se ishin ata që e votuan raportin e Dick Marty në Këshillin e Evropës në vitin 2011, duke i ngulur një thikë pas shpine Kosovës.

“Po të shohësh të gjithë historinë deklaratave dhe rezolutave, sheh ndryshimin si nata dhe dita mes jush dhe nesh. Sa herë ka pasur një krizë, keni futu në mes viktimat e Kosovës. Sa herë iu është dashur të nxirrni nga axhenda probleme të caktuara, merrini shikojeni sesi përkon me rezolutat dhe me deklaratat për Kosovën kjo histori. Pa lidhje fare. Zgjoheni ju dhe kujtoheni për Srebrenicën, ju jeni gati ti ri-zhvarrosni dhe njëherë për tju thënë kujt të mundeni që socialistët nuk duan. Jeni të gatshëm ta bëni lëmsh politikën ndërkombëtare të Shqipërisë. Cilën Gjenocid doni ju. E keni harruar ju , unë nuk e kam harruar. Është krijuara nga ata pa të cilët, as ju as ata në Prishtinë nuk duhet të bëjnë asnjë hap. Sa kohë duhet të jemi ne që qeverisim këtë vend, ne nuk e bëjmë. Duhen dakordësia e aleatëve se nuk mund të bëhemi ne si foltorja dhe si gojorja. Këta jeni ju. U miratua rezoluta për Srebrenicën, në ditën e saj, jo në ditën e foltores dhe gojores. Kjo rezolutë e ka zanafillën në votën që keni dhënë ju në Këshillin e Evropës, Dick Marty. Ia keni hapur rrugën ju. Përkundër votës së Shpëtim Idrizit dhe Damian Gjiknurit që votuan kundër. Thikat që i keni ngulur ju Kosovës ka qenë që ditën e parë duke ja ngulur mu në gjoks presidentit të Kosovës. Këto nuk i mbuloni dot, ju jeni thika në shpinën e Kosovës. Kështu keni qenë, kështu do të mbeteni gjithmonë!”, është përgjigjur Edi Rama.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT