Rama i drejtohet Berishës: Çoji naftë Millosheviqit

Kryeministri Edi Rama gjatë diskutimeve për projektrezolutën kundër raportit të Dick Martyt akuzoi sërish ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha, se ka furnizuar me naftë Sllobodan Millosheviqin gjatë kohës së luftës në Kosovë.
“Historia tregon që ju e furnizuat Sllobodan Millosheviqin, ju, nuk e ka furnizuar Partia Socialiste. A ka ikur ajo? Ajo nuk ikën kurrë sepse historia nuk ikën kurrë, të del përpara. E pe si të del përpara historia? Mblidhet e mblidhet dhe del dhe thotë se je i padëshirueshëm, non grata. Mbaroi historia jote, ik tani. Se vjen historia përpara, mblidhen gjërat. Çoji naftë Millos atje, çohu këtej dhe bëje Hashim Thaçin dhe UÇK terrorist marksist-leninist terrorist dhe kush i bën? Ne emër të kujt? Dil këtej nga ana tjetër dhe bëj çorapin çorap, futu andej dhe kthehej Shqipërinë në pronë private edhe vjen historia përpara dhe thotë ‘prit mor vëlla, se ti je i fortë shumë , o bajraktar po historia është më e fortë se ty’ dhe ja si vjen”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar tha se Berisha nuk e tha asnjë fjalë për Dik Marty, asnjë fjalë për trafikun e qenieve njerëzore dhe asnjë fjalë për Hashim Thaçin. Ai shtoi se lufta e UÇK-së mbrohet duke e ngritur zërin në Evropë kundër raportit të Martyt dhe jo duke thënë se shqiptarët janë mafie.

“Krenarë për luftën”. Si krenarë? Çfarë krenarie keni ju për luftën kur ju nuk keni kurajë të respektoni komandantin e UÇK-së? Çfarë jeni ju? Jo atje, por në rrethin e nëntë të ferrit të jetë Hashim Thaçi, ju të gjithë dhe bashkë me ne të gjithë duhet të ngriheni në këmbë sa herë t’i përmendet emri. Çfarë jeni ju, për çfarë jeni krenarë ju? Për bacën Adem? Bacën Adem hajde mbrojeni këtu duke i dalë për zot Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe duke shkuar në Këshillin e Europës duke i thënë ‘Shqiptarët nuk bëjnë lëvizje çlirimtare për të bërë trafik organesh’. Ju jeni të gatshëm të shkoni në Këshill të Evropës dhe të thoni ‘Shqiptarët janë mafie. Shqipëria është mafie’ dhe vetëm ju do na shpëtoni”, vijoi Rama.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT