Takimi i tretë midis liderve të Ballkanit Perëndimorë do të mbahet në Durrës, në 21 dhjetor të këtij viti. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në Ohër.

Gjatë një konference për media, ai ka thënë se në takimin e radhës dëshiron që prezentë të jenë edhe përfaqësuesit nga Kosova.

“Ne u dakorduam që më 21 dhjetor të zhvillojmë mbledhjen e radhës në Durrës dhe do të jetë edhe përfaqësuesi i ri i Politikës së Jashtme të BE-së, Borrel. Në Durrës, dua që edhe Mali i Zi, Bosnjë Hercegovina dhe Kosova të përfshihet me të drejta të plota dhe si e barabartë në këtë proces”.

Rama ka theksuar se Kosova nuk është dashur të vet-përjashtohet nga Samiti i Ohrit; pavarësisht sfidave politike. Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.