Rama është shqiptari më i dashur në Serbi, pas Esat Pashës dhe Rrahman Morinës (VIDEO)

Pedagogu, Klejdi Këlliçi, nga Vetëvendosje deklaroi se në studion e 360 Gradë në RTV Ora se i vetmi objektiv që Rama ka arritur me minishengenin ballkanik është fakti se sot është shqiptari i tretë më i dashur në Serbi.

Këlliçi: Nëse ka një objektiv minimal që ka arritur është se zoti Rama mund të jetë shqiptari i tretë më i dashur në Beograd. I pari Esat Pasha, i dyti Rrahman Morina dhe i treti Rama.

Nuk është e rëndë sepse ka përballë gjithë opinionin publik që është kundër.

Nëse është luajtur me dinamikën shqiptar i mirë dhe shqiptar i keq, Rama sot për Serbinë është shqiptari i mirë. Të shkaktojë kaq ndarje mes shqiptarëve për një çështje.