Rama e Thaçi, sot shpallen qytetarë nderi të Ulqinit

E shtuna e parë e muajit prill është dita e Komunës së Ulqinit. Kremtimet e ditës së Ulqinit për këtë vit filluan dje, më datë 3 prill dhe përfundojnë me 5 prill.
Ditët e Komunës së Ulqinit janë të mbushura me aktivitet të ndryshme. Në këto aktivitete marrin pjesë personalitetet më të larta shtetërore të Malit të Zi, përfaqësuesit e korit diplomatik të akredituar në Podgoricë dhe personalitete të tjerë.
Bëhet e ditur se si mysafir të sivjetmë do të jenë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, si dhe zëvendës kryeministri i i Kosovës Hashim Thaçi, të cilët do të shpallen “Qytetar nderi i Komunës së Ulqinit ”.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT