Rama çmend median serbe

Vendimi i CAS-it për dhënien e 3 pikëve në tavolinë Shqipërisë, për ndeshjen e ndërpretë të Beogradit duket ka qenë i papritur për Serbinë.

Media serbe, ndërsa raporton lajmin e “mandatës”, është çmendur nga postimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në faqen e tij “twitter”, ku përgëzon vendimin e dhënë nga CAS.

Portali www.blicsport.rs vendimit e CAS-it, e jep nëpërmjet shkrimit me titull:

E PABESUESHME, gjykata në Lozanë do t’i japë fitoren Shqipërisë, Rama feston “drejtësinë”!

Lajmi fillon me citimin e kryeministrit Rama, që shkruante: “ Supeeeer! Ja ç’dmth drejtesi europiane! 3 pike per Kombetaren Kuqezi ne Beograd!!! ‪#‎ForcaShqiperia“.

E klimatizuar me skenat e histerisë kolektive raciste ndaj shqiptarëve, të përfaqësuar nga 11 futbollistë kuqezinj në atë mbrëmje të 14 tetorit të vitit të shkuar në Beograd, duket se edhe asaj nuk i pëlqyer “drejtësia europane”. Eshtë për të ardhur keq.

 

Rama çmend median serbe