Rama: “baba” e kishte kthyer Shqipërinë në piramidë

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Kukës në përkrahje të kandidatit të maxhorancës për bashkinë e Kukësit, Hasan Halilaj, ka sulmuar ashpër ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

Rama që Sali Berishës i’u referua me fjalën ‘baba’, tha se “baba” e kishte kthyer shtetin në piramidë.

“Gjetëm 40 milionë dollarë borxhe. Bllokimi i tmerrshëm ku e gjetëm sistemin spitalor ishte sepse furnizuesit nuk jepnin më ilaçe sepse nuk jepeshin lekët.  Në një ditë të bukur kur baba iku hapëm derën e shtëpisë gjetëm njerëzit që kërkonin borxhet dhe një shtet që ishte kthyer në piramidë, me taksat tuaja. Ndërsa në televizion flitej se po ia kalonim Gjermanisë.

Baba i linte paratë në bixhonin e madh të ekonomisë, doganat tatimet e të gjitha kontributet e pjesëtarëve të shtëpisë, “ tha Edi Rama në këtë fushatë elektorale.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT