Agjenti i Paul Pogbas, Mino Raiola, ka deklaruar se klienti i tij nuk do të shqetësohet aspak nëse Reali i Madridit nuk e do transferimin e tij. ”Nëse Reali nuk e do Pogban nuk do të ketë probleme. Ata janë klub që blejnë lojtarë dhe më pas i hedhin jashtë si mbeturina. Ne e duam Pogban te një klub i cili beson te potenciali i tij. Nuk dua t’ia mbyll derën Realit, por aktualisht dera nuk është as e hapur”, tha Raiola.
- Advertisement -