Rahovec, një person bie në humnerë me ekskavator

Një person ka humbur jetën në Opterushë të Rahovecit pasi ka rënë në një humnerë me ekskavatorin me të cilin ishte duke punuar.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në fshatin Opterushë të Rahovecit, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë në një humnerë me ekskavatorin me të cilin ishte duke punuar.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40.

Në raportin e saj të përditshëm Policia njofton se viktima teksa ishte duke punuar nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi makinën punuese – bager dhe ka përfunduar në një humnerë jashtë rruge.

“I njëjti si pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor i cili ka konfirmuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Njësitë policore janë duke hetuar rastin, të cilin po e trajtojnë si vdekje aksidentale.

FOTOGRAFIA: ILUSTRIM

- Advertisement -

MË TË FUNDIT