Rafuna: I kemi suspenduar 17 oficerë doganorë

Drejtori i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna ka thënë se korrupsioni ekziston në çdo doganë. Sipas tij, korrupsioni mund të ekzitojë çdo herë.
“Ka pasur mundësi, prapë ekziston…sepse edhe në doganat më të zhvilluara ekziston korrupsioni”, ka thënë ai.
Rafuna në emisionin “Debat” në Klan Kosova ka treguar se për keqpërdorim të detyrës ka pasur edhe suspendime nga puna.
“Ka përvijim, vetëm numri i rasteve që i kemi suspenduar vitin e kaluar e tregon ketë. Shembull 17 oficerë doganorë i kemi suspenduar gjatë vitit 2014”, ka thënë Rafuna.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT