Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq, në një intervistë në ‘Info Magazinë’ në Klan Kosova ka dhënë disa vlerësime për shumicën e politikanëve

Ajo e ka kritikuar zv.kryeministrin Hashim Thaçi duke thënë se ai asnjëherë nuk e ka bindur atë se përse Kosova do të duhej të ishte e pavarur.

Trajkoviq kritika të ashpra ka adresuar edhe ndaj kryeministrit të vendit, Isa Mustafa duke e cilësuar atë si një kryeministër të dobët. Ajo i ka akuzuar Thaçin edhe Mustafën për lidhje kriminale.

Rada Trajkoviq ka dhënë kritika edhe për liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndërkaq pak më butë foli për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj për të cilin tha se vështirë merret vesh, por e mbanë fjalën, transmeton Indeksonline.

Ish deputetja foli edhe rreth themelimit të Gjykatës Speciale për të cilën theksoi se është pro votimit për themelimin e saj dhe se Lista Serbe duhet të kthehet në Kuvendin e Kosovës për këtë gjykatë.

Trajkoviq gjithashtu ka theksuar se Prishtina duhet të frikësohet nga vetja e jo nga serbët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës e Metohisë.