Rezultatet e para nga disa qendra të votimit në Drenas, ku sot u mbajtën zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të Komunës, tregojnë se Partia Demokratike e Kosovës po udhëheq garën. Por, trendi i votimit sugjeron se PDK nuk do të arrijë t’i fitojë këto zgjedhje pa balotazh, për herë të parë.
Nisma për Kosovën do të dalë e dyta, sipas rezultateve të para, që i ka siguruar Gazeta Express.
Kandidati i PDK’së, Ramiz Lladrovci, është i pari në Vasilevë, Llapushnik dhe në qendër të Drenasit.
Ndërkaq, kandidati i Nismës, Isa Xhemajlaj, prin në Komoran, Baicë e Arrlat, dhe qëndron pas Lladrovcit me një diferencë të vogël të votave në zonat e sipërpërmendura. /Express/
- Advertisement -