Sassi di Matera në Itali, daton që nga Epoka e Gurit dhe përbën një nga vendbanimet më të hershme të njeriut, që ende është i banuar.
Ky qytet gjendet në jug të Italisë dhe është mjaft i frekuentuar nga turistët. Gjithashtu, ai është mjaft i veçantë dhe është 9 mijëvjeçar.
Siç shihet edhe nga fotot, qyteti është i gdhendur në shkëmbinj. Shumë njerëz jetojnë ende në shpella të ndërtuara që në Epokën e Gurit.
Në pamje të parë, Sassi duket si një grumbull i kasolleve prej guri, të cilat krijojnë një mesazh mahnitës, por pas banesave piktoreske fshihen histori mijëra vjeçare. Sassi di Matera mbrohet nga UNESCO.
- Advertisement -